Historia jote, panoramë e dashurisë
Sakrifica jote, uragan i qëndrueshmërisë
Aroma jote e këndshme, nektar i bukurisë
Fytyra jote e ndritshme, qiell i kaltërsisë.

Sytë e tu të bukur, sa herë n'jetë lotuan
Sytë e tu të ndritur, sa netë nuk pushuan
Në prehërin tënd të butë, e ndjeja sigurinë
Në përqafimet e tua, e ndjeja lumturinë.

Ti ishe për mua, ngrohtësi në mes t'dimrit
Ti ishe për mua, lule në mes t'gjelbërimit
Ti nuk kishe kohë, për pushim e qetësi
Ti nuk kishe kohë, për relaks e kënaqësi.

Pranë teje imagjinoja, kujtimet fëmijërore
Pranë teje ëndërroja, dëshirat përrallore
Përkëdheljet e tua, ishin të sinqerta
Përqafimet e tua, ishin të përzemërta.

Kush ecte me mua, duke mos u turpëruar
Kush mbante n'duar, duke më shtrënguar
Kush luante me mua, unë të argëtohem
Kush vraponte pas meje, unë të gëzohem

Shumë herë gjatë jetës, unë ty të lëndova
Shumë herë në jetë, unë ty të hidhërova
Sa herë je merzitë, kur dola nga shtëpia
Sa herë ke prit n'derë,ashtu si pritet fëmia

Dua të shoh të lumtur, të shikoj në sy
Dua të përqafoj, të mallëngjehem me ty
Më fal oj nënë, ëmbëlsira e jetës sime
Më fal të them,nga thellësia zemrës sime

Nuk ka zemër më t'madhe, se zemra jote
Pas miliona gabimeve, ajo më ofron falje
T'mëshiroftë Zoti,si ke mëshirë ndaj meje
T'bekoftë Fuqiploti, me falje ndaj teje.

Lutjet e tua nënë, qofshin të pranuara
Dëshirat tua në jetë, qofshin të realizuara
Këto vargje i shkrujta, larg prej gurbetit
Allahu të bëftë nënë, banore të Xhenetit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dersi i xhumasë - Ligjeruës Myftiu Naim ef. Tërnava, Tema: Punët e hajrit