Fotografohet lejleku i kaltër

Lejleku i kaltër i fotografuar në qytetin Biegen të Gjermanisë nuk është një specie e re, por një zog i mbuluar me ngjyrë të kaltër prejardhja e së cilës ende nuk dihet.

Lejleku i kaltër tërhoqi vëmendjen e publikut për shkak të “frizurës së re të kaltër” ndërsa mediet spekuluan se ngjyra mund të ketë përbërës që mund ta dëmtojnë zogun.

Pyetja që ngritën mediet ishte se sa Gjermania dhe vendet tjera të zhvilluara i kushtojnë kujdes që vendet industriale të mos e ndotin biosferën. /Telegrafi/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim