Hoxhë Sadik Prishtina (1892-1977)

Hoxha ne kujtesen e pukjaneve

Jeta në Kosovë

Imam Sadik Prishtina u lind më 25 shkurt 1892në fshatin Kraishtë që ndodhet në perëndim të Lipjanit në Kosovë rreth shtatë km larg. Babai i Sadikut quhej Hasim ndërsa nëna Qerime. Familja Prishtina nga pesë fëmijë që kishin, Sadiku ishte më i privilegjuari pasi ndryshe nga fëmijët e tjerë Sadiku ndoqi rrugën e diturisë. Sadiku i përkrahur nga i ati u regjistrua në shkollën fillore, pikërisht në Mejtepin e Janjevës. Sadiku nga dashuria për dije islame bënte çdo ditë rreth 20 km udhëtim drejtë mejtepit pa asnjë ankesë. Me përfundimin e mejtepit, Sadiku u regjistrua në shkollën Ruzhdije të qytetit të Shkupit për të vazhduar studimet para gjimnazit. Më pas ai u regjistrua në medresenë e Prizrenit.
Gjatë qëndrimit në Prizren ai përveç aktiviteteve fetare merret edhe me aktivitete të tjera. I ndikuar nga kultura islame Sadiku së bashku me disa shokë bashkëmoshatar formuan organizatën “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”.
Aktivitetet e shumta atdhetare të kësaj organizate bëri që në pranverën e vitit1912 pikërisht në muajin qershor dy nga bashkëmoshatarët e Sadikut në mënyrë ilegale u arrestuan nga trupat serbe dhe radhën e kishte edhe imam Sadiku. Pasi mësoi mbi urdhrin e arrestit që kishin lëshuar trupat serbe, imam Sadiku emigroi për në Shqipëri.
Gjatë udhëtimit për në Shqipëri ai fillimisht ndalon për pak ditë në disa fshatra të Kukësit dhe për të vazhduar rrugën drejtë rrethit të Pukës.
Ai u prit nga pukjanët me dashuri duke i hapur dyert e shtëpive të tyre. Puna qëlloi ta dërgonte imam Sadik Prishtinën në fshatin Kabash të Pukës ku u strehua në shtëpinë e Smajl Laçi (1).
Familja Laçi ishte një familje e varfër që jetonin në një kasolle të vogël dhe në një gjendje të rëndë ekonomike. Smajli e konsideronte Sadikun si anëtarë të familjes madje edhe më tepër. Besimi i fortë që e karakterizonte Sadikun bëri që ai të interesohesh për xhamin e fshatit Kabash. (2)


Jeta në Pukë

Punësimi dhe martesa

Kabashasit duke shikuar kulturën dhe besimin e palëkundur të imam Sadik Prishtinës bëri që Myftinia e rrethit të Pukës ta emëronte Sadikun fillimisht myezin të Xhamisë së fshatit Kabash. Nuk kalon shumë kohë që ai të bëhet edhe imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Pikërisht në vitin 1914 Myftinia e rrethit Pukë emërohet imam i xhamisë së fshatit Kabash. (3)

Sadik Prishtina mbahet mend si imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Në vitin 1914 Sadik Prishtina hap për herë të parë Mejtepin e fshatit Kabash. Me hapjen e mejtepit Myftinia e Pukës e emron imam Sadik Prishtinën edhe mësues të Mejtepit.
Mejtepi u hap fillimisht në ambientet e Xhamisë së fshatit Kabash. Më vonë Mejtepi i Kabashit u ndërtua karshi hyrjes së Xhamisë së Kabashit rreth 10 apo 15 m larg. Në mejtepin e Kabashit u regjistruan nxënës nga fshati Kabash, Meçe, Krovë, Lajthizë etj. Në mejtepin e Kabashit jepej mësim në këto lëndë:
1. Mësim islam (Ilmihal)
2. Këndim në gjuhen shqipe
3. Kur’an (mësim i Kur’anit)
4. Shkrim shqip
5. Këndim turqisht (4)

Nga mejtepi i fshatit Kabash dolën myezin, imam dhe mësues. Nga ky mejtepi dolën imam me emër siç ishte Shaban Rexha dhe Sahit Hoxha. (5)

Me hapjen e mejtepit të Kabashit shënohet fillimi i shkollës shqipe në këtë fshat. Në lidhje me mejtepin e Kabashit imam Sahit Hoxha tregon: “Në mejtepin e Kabashit mësuam edhe shqip që kur u hap mejtepi më 1914 prej Sadik Prishtinës.” (6)



Duke qenë se Sadik Prishtina ishte i specializuar për shërbimet dhe lëndët islame, nevojat bënë që Sadik Prishtina të ndjek studimet për pedagogji në qytetin e Elbasanit. Pasi përfundoi pedagogjinë në Elbasan Sadik Prishtina u emërua zyrtarisht nga kryemësuesi i Pukës Migjeni mësues i shkollës fillore Kabash.
Sadik Prishtina për punën që kryente me vullnet dhe dëshirë të madhe, linte një përshtypje të një edukatori dhe pedagogu të respektuar nga pukjanet. Përveç shkollës së Kabashit ai punoj mësues edhe në disa shkolla të tjera të rrethit të Pukës.(7)
Sadik Prishtina ishte bashkëpunëtor i ngushtë me elitën intelektuale të Shqipërisë si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Migjeni e Zenun Halil Bajraktarin. Kjo miqësi bëri që Sadik Prishtina të martohet me Nadire Quku. Nga kjo martesë ata patën gjashtë fëmije, tre djem që quheshin Rasim, Selim dhe Skënder, dhe tre vajza që quheshin Naile, Aishe dhe Sanije.
Kalimi i viteve bëri që Sadik Prishtina të blej tokë në Kabash e të ndërtonte shtëpinë e tij. Ai punoj plot 36 vjet si imam i xhamisë së fshatit Kabash si dhe mësues në shkollën e Kabashit si dhe në disa zona të tjera të rrethit të Pukës.

Kthimi në Kosovë ( 1941)

Ministria e Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi kishte urdhëruar që 60 mësues të shpërndahen në vendet e Shqipërisë lindore dhe veriore, pikërisht në ato vende ku nuk kishte shkolla të hapen dhe populli të edukohet. Në mesin e këtyre mësuesve ishte edhe Sadik Prishtina ku kishte marr një udhëzim të veçante për hapjen e shkollës shqipe në Kraishte.
Me vetëfinancim Sadiku ndërtoi dy dhoma banimi pran shkollës ku banonte me familjen e tij. Shkolla shqipe në Kraishtë kishte filluar me mësuesin e parë Sadik Prishtina. Hapja e kësaj shkolle nuk u prit mirë nga organet serbe të cilat në vitin1946 larguan nga puna Sadik Prishtinën si dhe e dënojnë me 15 vite burgim. Sadiku vuajti burgun në burgun e Nishit. Persekutimi serb i ndaloi punën përjetë në arsim si dhe edukator edhe pas kthimit nga burgu. Pas gjithë këtyre torturave që ju bënë Sadikut nga serbët, imam Sadiku lirohet dhe vazhdoi shërbimin si imam i fshatit Kraishte. Edhe pse kishte vuajtur shumë në burgun e Nishit, jeta i kishte sjell shumë moment të vështira. Ai asnjë herë nuk u thye. Gjithnjë kishte moral të forte dhe besim në vetvete. Ai deri në momentin e fundit të vdekjes ka qenë i fuqishëm si nga ana shëndetësore por edhe intelektuale. Dihet që janë të rrallë njerëzit që lindin e vdesin në po të njëjtën ditë e muaj. Kështu pra në moshen85 vjeçare pikërisht më 25 shkurt 1977 ndërroi jete imam Sadik Prishtina. (8)



Për aktivitetin e tij atdhetarë më 11 prill 1994 me dekret të Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha dekorohet hoxhë Sadik Prishtina me urdhrin: “Naim Frashëri” i klasit të I-rë, si veteran i arsimit që shërbeu në shkollat shqipe jashtë kufijve politik.



Përgatiti:
Gëzim Kopani

______________
Bibliografi:

1. Gëzim Kopani
2. Gëzim Kopani dhe Musa Lluka (ish anëtar i Këshillit të Xhamisë Pukë, 2004)
3. Nexhmije Luma Prishtina(Mbesa e imam Sadik Prishtinës)
4. Nexhmije Luma Prishtina
5. Gëzim Kopani
6. Xhemal Meçi, libri “Kabashi Puka që në lashtësi 2” fq.101
7. Gëzim Kopani
8. Nexhmije Luma Prishtina

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.