Xhamia e ndërtuar pa asnjë gozhdë për 400 vjet qëndron në këmbë

Pavarësisht konflikteve në këtë zonë xhamia e ndërtuar nga druri pa asnjë gozhdë të vetme ruajti formën e saj dhe i reziston fatkeqësive të kohës dhe të gjitha problemeve që e kishin ndjekur.

Në mesin e rrëfimeve në rajonin e Pattanit në Tajlandën jugore ndodhet një xhami, që besohet të jetë ndërtuar 400 vjet më parë, por pa përdorimin e asnjë gozhde të vetme, raporton Anadolu Agency (AA).
Pavarësisht konflikteve në këtë zonë, xhamia e ka ruajtur formën e saj dhe i rezistoi fatkeqësive të kohës dhe të gjitha problemet që e kishin ndjekur.

Xhamia e cila u ndërtua në kohën e mbretërisë islame, ajo edhe më tej mbetet e hapur dhe shërben për besimtarët.

Edhe pse disa herë i është nënshtruar restaurimit, ajo ende ruan pamjen e saj arkitektonike origjinale, e që tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve, si dhe turistëve të huaj.

Xhamia është ndërtuar nga druri pa përdorur asnjë gozhdë të vetme, ndërsa më së shumti tërheq vëmendje forma e pazakontë dhe unike e minaresë.

Turistët që vizitojnë zonën, gjithsesi vizitojnë edhe xhaminë për tu vërtetuar vet, se ky objekt i pazakont për katër shekuj qëndron drejt.

Në varrezat pranë xhamisë janë varret e myslimanëve të cilët u vranë në vitin 2004 nga ushtria tajlandeze.

Fahreddin Saad, zëvendës i shkollës në këtë qytet, tha për AA se zona në të cilën është ndërtuar xhamia, është e një rëndësie të madhe historike.

“Xhamia është ndërtuar nga druri me planë të veçant arkitektonik. Nuk është përdor asnjë gozhdë e vetme. Supozohet se xhamia është ndërtuar gjatë mbretërisë islame. Shumica që vizitojnë Pattanin, vizitojnë edhe xhaminë,” tha Saad.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme