Mesazh Urimi për vitin shkollor 2020
Sot është edhe dita juaj, të dashur mësimdhënës!
Kam kënaqësinë që me anë të këtij mesazhi të shpreh vlerësimin tim dhe të kolegëve në Këshillin e Gjakovës për të gjithë përkushtimin tuaj, profesionalizmin dhe vlerat njerëzore që ju dini t’i dëshmoni dhe përcjellni gjatë punës suaj në edukimin e brezave të ardhshëm. Pa harruar asnjëherë se sekreti i arsimimit qëndron në respektimin e studentit.
Me këtë rast, përgëzojmë drejtorin e ri të tempullit të dijes, Medresesë Alauddin, prof. e nderuar Fadil Hasani për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni me vlera të veçanta në fushën e arsim-edukimit.
Ju shkoftë mbarë!