Mësuesja Fatmire Bujupi, u bë temë debati pa dashjen e saj, ajo jetonte zakonshëm si çdo femër tjetër, deri në momentin kur vendosi të kunkuroj për një vend pune në një fashat të Komunës së Malishevës, vend ky jo afër fshatit të bashkëshortit të saj.
Gjithçka nisi nga ai moment, ku jeta e një nëne të re do të trazohej aq shumë nga fyerjet e deri të dëbimi i dhunshëm i saj nga shkolla në të ciln ajo ishte pranuar me konkurs të rregullt si mësuese matematike.
Një grup i vogël katunarësh, të ati fshati nuk mund ta duronin pranin e mësueses Fatmire me arsyen që ajo bartë mbulesë (shami).
Mësuesja prishtinase, me elegancë pranoj fyerjet e grupit të vogël që e kundërshtuan atë dhe të disa mediave që fatkeqësisht po i fryenin zjarrit, por që kësaj radhe foli zëri qytetar thuajse i tërë populli u ngritën në këmbë në mbështetje të mësueses Fatmire Bujupi, e që vlen të ceket edhe mbështetja publike e priftit Don Lush Gjergji. Ai tha se ndjehet tejet i zemëruar që ka ndodhur ky rast, duke mbrojtur mësuesen me shami në të drejtën për të shprehur besimin e saj edhe para nxënësve.
“Unë do të isha shumë i zemëruar nëse një mësuesi apo një mësueseje të besimit katolik t’i kërkohej që ta heq kryqin për t’u bërë mësimdhënëse. Shprehi zemërimin tim si shqiptar që një motrës sime i mohohet e drejta të jetë mësuese, vetëm pse bartë shami”, ka thënë Gjergji”
Mësuesja Fatmire pas atij rasti u transferua në Kijev, por jo si mësuese por tashmë profesoreshë, e ku u mirëprit nga kolegët e saj dhe u përkrah në vazhdimësi nga prindërit e nxënësve të asaj shkolle, e Fatmirja sot e asaj dite ka fjalë miradije për udhëheqësin e Gjimnazit “Lasgush Poradeci” Kijeve.
Fatmire Statofci Bujupi ka përfunduar studimet Matematikë-Shkenca Kompjuterike-në UP, dhe falë aftësive të saja arsimore e profesionale ajo ka punuar edhe më herët mësimdhënëse e It-së në Qendrën për trajnime profesionale-Infinit në Prishtinë.
Politikapress.net, mëson se Fatmire Bujupi ka punuar për 5 vite me një organizatë angleze në Komunën e Drenasit mësimdhënëse e matematikes dhe e kompjuterizmit, e në të dyja rastet i është nënshtruar konkursit të rregullt gojarisht dhe me shkrim e nuk ka qenë aspak problem për drejtuesit anglez të atij projekti që në mesin e tyre kishin një mësuese me shami.
Gruaja më e përfolur e vitit që lamë pas u bë shumë e dashur tek të gjitha grupmoshat, ku shpeshherë kanë shprehur interesim të dinë për të tanishmen e mësueses Fatmire...
Fatmire Bujupi tani punon si mësuese në Shkollën ”Deshmorët e Fshatit Bubavec”
Ajo është nënë e dy fëmijëve, Emirës e Omerit, është bashkëshorte e përkushtuar.
Kohën e lirë e kalon në kopshtin familjarë.
E pasionuar pas luleve, oborri saj është shumë ngjyrësh dhe me aromë trëndafili…
Ne mësueses Fatmire i dëshirojmë punë të mbarë dhe sukses të mëtutjeshëm..
A.RAMIQI
politikapress