Aktivitetet e KBIGJ

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë, ka shpërndarë 320 çanta, pajisjeve shkollore, veshje sportive e maska për nxënësit e tri shkollave në komunën e Gjakovës


https://www.youtube.com/watch?v=zNOVBk0Sv34&t=17s


Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë bashkë me donatorë e bën me shtëpi të re familjen 5 anëtareshe Azemi nga fshati Bec, në natën e Fiter Bajramit





https://www.youtube.com/watch?v=ZeqA3evSZLs


Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Gjakovë ka shpërndarë 300 pako ushqimore dhe higjienike gjatë ditës së sotme në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit”.



https://www.youtube.com/watch?v=yBLpvqpWvAw


100 pako me produkte ushqimore, dhurata me pajisje sportive për Shoqatën e Shurdhmemecëve dhe punësim për anëtarët e kësaj shoqate, janë disa prej aktiviteteve të fundit të Shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë.

Ndiqeni kronikën në vazhdim...



https://www.youtube.com/watch?v=hXK8RMfOI_0


Me rastin e përkujtimit të Natës së Madhe të Israsë dhe Miraxhit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, duke respektuar masat në fuqi për parandalimin e pandemisë COVID-19, mbrëmë në xhaminë e Hadumit organizoi një aktivitet mbi vlerën dhe madhështinë e ngjarjes në të cilin u obligua falja e namazit.

Programi filloi me këndim Kur’ani nga Imami i xhamisë Hfz. Safet ef Hoxha.

Më pas të pranishmit i përshëndeti Kryetari i KBI në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta, dhe i uroi me rastin e përkujtimit të kësaj ngjarjeje të shënuar në jetën e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Ai u bëri thirrje që të praktikojnë me përpikmëri detajet e kësaj ngjarjeje, që përmes tyre të forcojnë besimin dhe të angazhohen në përhapjen e paqes dhe mirësisë me të tjerët.

“Adhurimi i Allahut, lidhshmëria shpirtërore përmes faljes së namazit, arsimimi, dituria, ngritja e vetëdijes, janë disa nga mesazhet e kësaj ngjarje”, tha mes tjerash Kryetari Myrta.

Në vijim imamët Namik ef. Vehapi dhe Dr. Adnan ef. Kida, përmes ligjeratave të tyre shpjeguan historinë dhe porosinë e udhëtimit të Pejgamberit Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në këtë udhëtim, nga i cili çdo besimtarë në çdo kohë mund të nxjerrë mësim.

Programin e begatuan me Ilahi imami veteran, Esat ef. Rexha, Kryeimami Visar ef. Koshi dhe hfz. Safet ef. Hoxha.

Në mbyllje të programit kryimami Visar ef. Koshi bëri një dua, bashkë me besimtarët e pranishëm.




















Shoqata Humanitare “Bereqeti” në Gjakovë, ka filluar që nga sot ndërtimin e një shtëpie të re për familjen 5 anëtareshe të Bashkim Azemit nga fshati Bec i kësaj komune.

Çështja e financave nuk është rregulluar ende, por i gjithë fshati pa asnjë dallim fetar është mobilizuar për të bërë me shtëpi të re këtë familje. Ata po presim ndihmën e donatorëve që tashmë veçse ka filluar.



https://www.youtube.com/watch?v=UwVMbIvTF8U&t=8s


Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë, përmes donatorëve nga vendi dhe diaspora ka arritur që t’i ndërtojë një shtëpi banimi familjes pes anëtarëshe Luzha nga Gjakova.

Vuajtjeve të anëtarëve të kësaj familje, të cilë jetuan në kushte të vështira iu erdhi fundi. Dëshira për të pasur një kulm mbi kokë u jetësua, tashmë ata gëzojnë shtëpinë e re.



https://www.youtube.com/watch?v=D0gsIv3qYe8




https://www.youtube.com/watch?v=fxKd9MR_CRg


Ka përfunduar me sukses kursi tremujor i mësimbesimit për djem dhe vajza në xhamitë e Gjakovës.

Kursi fillestar u zhvillua në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshtrave të komunës së Gjakovës, ku ndoqen mësimet mbi 200 nxënës, të cilët edhe u pajisen në fund me certifikatë për pjesmarrje.

Gjatë kësaj kohe imamët janë përpjekur t’i përmbahen planprogramit, i cili i është përshtatur nivelit dhe moshës së nxënësve. Në muajin e parë është mësuar për besimin dhe moralin, ndërsa muajin e dytë dhe të tretë për adhurimet, historinë islame dhe mësimin e Kuranit.

Falënderojmë përzemërsisht prindërit për mirëbesimin, nxënësit për pjesëmarrjen, si dhe imamët të cilët gjatë këtyre muajve janë munduar të japin nektarin themelor të mësimeve dhe kulturës islame.







Shoqata Bamirëse “Bereqeti” vazhdon t’u dalë në ndihmë familjeve skamnore në mbarë vendin.

Dega e “Bereqetit” në Gjakovë ka shpërndarë nga tri pula për 110 familje skamnore në këtë qytet.

Përfitues të donacionit të dhuruar nga familja Berisha ishin familjet me gjendje të rëndë socio-ekonomike, duke përfshirë edhe komunitetin egjiptian, si dhe punëtorë të Kompanisë së Pastrimit “Qabrati”.



https://www.youtube.com/watch?v=OVKBGK-kuq8




https://www.youtube.com/watch?v=hWq8eUp4ogM


Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë është duke vazhduar me aktivitetet e saj për t’u dalë në ndihmë familjeve me nevojë.

Pas shpërndarjes së dhjetra pakove ushqimore dhe hixhienike nga sot kjo shoqatë ka filluar shpërndarjen e lënëve djegëse për familjet e kësaj kategorie sociale.

Sipas koordinatorit të Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu, kjo po bëhet e mundshme falë kontributit të bamirësve të shumtë të komunës së Gjakovës dhe atyre jashtë vendit.

Deri më tani është siguruar një sasi e lëndëve djegëse për të ndihmuar një pjesë të familjeve, por sipas Bejtullahut qëllimi është që në këtë kohë dimri me lëndë djegëse të ndihmohen 100 familje nevojtare. Për këtë arsye ai apelon tek qytetarët që kanë mundësi të ndojmojnë, në mënyrë që të mund t’ju ndalin në ndihmë këtyre familjeve.



https://www.youtube.com/watch?v=S6KVeIoezgY&t=2s


Shoqata humanitare Bereqeti dega në Gjakovë, për nderë të Festës së Flamurit, ka filluar shpërndarjen e 100 pakove ushqimore dhe higjenike

40 pako janë shpërndarë në Shoqatën “Handikos Gjakova”, ndërsa të tjerat në Shkollën “Zekirija Rexha”, Kompaninë “Çabrati” dhe familjet me jetima.

Drejtoresha e organizatës Handikos në Gjakovë, znj. Brilanda Ballata, në shenjë falenderimi ka ndarë mirënjohje për Shoqatën humanitare Bereqeti dhe për koordinatorin e kësaj shoqate dega në Gjakovë Abdurrahman ef.Bejtullahu.



https://www.youtube.com/watch?v=YFjFTa3AQdY


Shtëpia e pabanueshme për familjen e Hysni Ahmetit në fshatin Kralan të Gjakovës që nga sot është shndërruar në shtëpi që i plotëson të gjitha kushtet për banim.

Familja 6 anëtareshe me 4 fëmijë, që nga sot do të gëzojë shtëpinë pothuajse të re nga rindërtimi i kësaj shtëpie falë Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dega në Gjakovë.



https://www.youtube.com/watch?v=iOHsWDty6jk




https://www.youtube.com/watch?v=z5JH3U7lotk


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka shënuar sot edhe aktivitetin e tretë në kuadër të “Programi për më të dashurin”.

Aktiviteti u mbajt në Xhaminë e Hadumit, ndërsa ligjëruan, Prof.Mustafë ef. Havolli, me temen “Profeti si qenie njerëzore”, dhe Kryetari i KBIGJ, Dr. Valon ef. Myrta, me temen “Profeti si paqebërës”.

I gjithë aktiviteti u udhëheq nga imami i Xhamisë së Hadumit, dr. Safet ef. Hoxha, me prezencën e një numëri të xhematit të Xhamisë. E për këtë u jemi mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve.












Sot, pas namazit të akshamit, në Xhaminë e Hadumit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka shënuar aktivitetin e dytë në kuadër të “Programi për më të dashurin”.

Në këtë aktivitet ligjëruan, imami i Xhamisë Mulla Jusuf, Dr. Adnan ef. Kida, me temen “Profeti si bashkëshort”, dhe imami nga Gjilani, Dr. Fidan ef. Xhelili, me temen “Profeti si prind”.

I gjithë aktiviteti u udhëheq nga imami i Xhamisë së Hadumit, dr. Safet ef. Hoxha, me prezencën e një numëri të xhematit të Xhamisë. E për këtë u jemi mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve.






Sot, në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë është shënuar aktiviteti i parë në kuadër të “programi për më të dashurin”.

Në këtë aktivitet ligjëruan kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, me temen “Profeti si mik”, dhe imami i Mejtepit të Halil Efendisë, mr. Enver ef. Xhiha, me temen “Profeti si fqinj”.

I gjithë aktiviteti u udhëheq nga imami i Xhamisë së Hadumit, dr. Safet ef. Hoxha, me prezencën e një numëri të xhematit të Xhamisë. E për këtë u jemi mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve.





Sot, në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë është shënuar Java e Xhamive dhe Nëpunësve Fetarë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe mushaviri për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Sabri Akin, Këshilltari i Kryetarit të Bashkësië ?slame të Kosovës Vedat ef. Sahiti dhe drejtori i Institutit të hifzit, Ismail Selim.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta pasi përshëdeti dhe i falëderoi të pranishmit për pjesmarrje, tha se ky aktivitet dëshmon për misionin dhe nevojën e xhamive në jetët tona. Xhamitë janë vende ku mësohen njohuritë fetare dhe kulturore, ku mësohet morali, drejtësia, respekti dhe dashuria. E për këtë u jemi mirënjohës të gjithë atyre që japën kontributin e tyre të rëndësishëm në edukimin dhe aftësimin e brezave.


Në fjalën e tij, z. Nevzat Akin, shprehu kënaqësinë e tij që këtë vit kjo ngjarje shënohet në Gjakovë, në një nga qytetet historike të Kosovës, e pikërisht në xhaminë më të vjetër të qytetit, në Xhaminë e Hadumit, që t’i përkujtojmë të gjithë hoxhallarët, kontribuesit e fesë, si dhe nëpunësit fetarë që kanë vepruar dhe që vazhdojnë të veprojnë, t’ju tregojmë se gjithmonë do të jemi afër tyre dhe do t’i kujtojmë.


Në fund, Këshilli i Bashkësisë Islamë në Gjakovë ndau mirënjohje për disa zyrtar fetarë: z. Jusuf ef. Elezaj, z. Muhamet Iljazi, z. Nexhdet Shllaku dhe z. Hysen Bokshi. Me motivacion kontributin e tyre shumëvjeçarë në kryerjen e punëve në KBI në Gjakovë.

















Shoqata Bëmirëse “Bereqeti”- dega në Gjakovë falë donatorëve të shumtë ka bërë renovimin e shtëpisë së familjes gjashtë anëtarëshe nga fshati Demjan i komunës së Gjakovës.

Përveç kushteve të rënda ekonomike, katër anëtarë të familjes Muhadri janë me nevoja të veçanta, ku si rezultat rëndohej edhe më shumë gjendja e tyre ekonomike.



https://www.youtube.com/watch?v=zkLqoT0h1N0

Video

Program fetar dedikuar ardhjes së Muhamedit a.s. si mëshirë për botën

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!