Ngritja e gishtit tregues gjatë teshehudit (1)


Katër shkollat juridike janë kompakte se ngritja e gishtit në teshehud është e legjitimuar, bazuar në tekstet e shumta profetike rreth kësaj çështjeje. Madje rreth kësaj dijetarët nuk kanë polemizuar, por janë njëzëri të pajtimit se ngritja e gishtit është legjitime.


Hyrje


Ngritja e gishtit tregues apo lëvizja e tij gjatë teshehudit është prej çështjeve që është aktualizuar tejmase në vendin tonë, pa përjashtuar as vendet e tjera. Ndonëse kjo çështje rreth mënyrës së ngritjes së gishtit dhe vendit ku ngrihet gishti, ka qenë objekt diskutimi përgjatë gjithë historisë islame, ajo është aktualizuar në kohën e fundit dhe ka marrë një kahje tjetër, ngase është paraqitur një formë e ngritjes së gishtit dhe janë sulmuar format e tjera. Është shumë normale të mbrohet një mendim, por e palogjikshme dhe jo e arsyeshme të mohohen apo sulmohen format e tjera.


Dispozita e ngritjes së gishtit


Nuk ka dyshim se është polemizuar tejmase rreth asaj se ku bëhet ngritja e gishtit tregues në namaz dhe si bëhet. Duke u mjaftuar me ngritjen e gishtit apo duke e lëvizur atë? Në realitet ngritja e gishtit tregues është sunet dhe lënia e ngritjes së gishtit tregues nuk e shfuqizon namazin dhe nuk ia humb aspak vlerën dhe peshën e tij. Mirëpo, dijetarët duke u bazuar në tekstet e shumta profetike rreth ngritjes së gishtit, kanë arritur në përfundimin se është më parësore dhe më e vlefshme të praktikohet ngritja e gishtit tregues sesa lënia e tij. Mirëpo, një sunet i tillë nuk guxon të përdoret nga disa praktikues dhe të krijohen përçarje. Tekefundit, në rast të përçarjeve, më e vlefshme është të lihet ky sunet sesa të praktikohet!


Mënyrat e ngritjes së gishtit


Katër shkollat juridike janë kompakte se ngritja e gishtit në teshehud është e legjitimuar, bazuar në tekstet e shumta profetike rreth kësaj çështjeje. Madje rreth kësaj dijetarët nuk kanë polemizuar, por janë njëzëri të pajtimit se ngritja e gishtit është legjitime. Ajo që dijetarët nuk janë pajtuar dhe që kanë polemizuar është çështja se kur duhet ngritur gishti? Gjatë përmendjes së emrit të Alla hut? Gjatë ndonjë duaje-lutjeje? A duhet lëvizur ai apo vetëm duhet ngritur?
Hanefitë janë të mendimit se ngritja e gishtit tregues bëhet vetëm një herë gjatë teshehudit dhe kjo vetëm kur fillon shqiptimi i fjalës "La ilahe". "La ilahe" është formë mohuese që nënkupton mohimin e çdo krijuesi përveç Allahut dhe gjatë shqiptimit të saj, gjuha mohon çdo qenie tjetër përveç Zotit e gishti ngrihet duke pohuar e dëshmuar në një Zot të Vetëm e të Pashoq!Më konkretisht, gishti ngrihet kur shqiptohet fjala "La ilahe", ndërsa ulet te shprehja"ilAllah". Ky njëherazi është opinioni zyrtar i shkollës hanefite, ndonëse përbrenda kësaj shkolle ka edhe mendime të tjera, sikur mendimi se gishti ngrihet atëherë kur shqiptohen fjalët: "Eshheduen la ilahe ilAllah". Hanefitë bëjnë edhe shpjegimin se si bëhet ngritja e gishtit, duke pohuar se gishti i vogël dhe ai afër tij lidhen (bashkohen për grushti), gishti i madh vendoset mbi gishtin e mesëm (kokë për koke), ndërsa gishti tregues ngrihet në drejtim të kibles, vetëm një herë gjatë uljes në teshehud. Këtu duhet përmendur edhe një fakt që haset përbrenda literaturës hanefite, sikurse që mund të vëre het edhe tek namazfalësit e që ka të bëjë me shtrirjen e gishtërinjve të dorës së djathtë (pa i mbledhur ata) gjatë dëshmisë (shehadetit) kur gishti tregues ngrihet. Ibën Abidini pasi që flet gjatë për këtë çështje, tregon se realisht kjo çështje ka ardhur si pasojë e disa mendimeve të juristëve hanefitë aty nga shekulli i dhjetë.
Malikitë janë të mendimit se lejohet lëvizja e gishtit, madje pjesa më e madhe e tyre e shohin si të preferuar lëvizjen e gishtit gjatë teshehudit, duke filluar nga fjala:
"et-Tehijatu lilahi" e deri tek fja la: "Abduhu ve resulu." Gjersa pas teshehudit, sipas tyre, gishti nuk lëvizet, pa marrë parasysh a është çështja te duaja apo te salavati ndaj Pejgamberit a.s. Lëvizja e gishtit, sipas tyre, rikujton gjendjet e namazit, ngase ajo është e lidhur ngushtë me zemrën e sa herë që lëviz gishti, zemra ndien dridhje dhe kujdesi (i namazliut) shtohet. Thjesht, sipas tyre, lëvizja e gishtit ia largon gafletin-pakujdesinë dhe e bën të jetë më pranë namazit.
Shafitë janë të mendimit se gishti tregues ngrihet kur të fil lojë shqiptimi i fjalës "ilAllah", gjegjësisht te pohimi se nuk ka zot tjetër përpos Allahut, ngase aty është pohimi i vërtetë. Realisht qëndrimi i hanefitëve me shafitët ka pak dallime dhe në substancë mund të llogaritet edhe si një mendim i përafërt, ngase që të dyja shkollat me kolosët e tyre parashohin ngritjen e gishtit gjatë dëshmisë dhe dallimi mes tyre është se hanefitë janë të mendimit se gishti ngrihet kur shqiptohen fjalët që mohojnë zot tjetër përveç Allahut, ndërsa shafitë mendojnë se gishti ngrihet te pjesa e dytë, atëherë kur të shqiptohet shprehja "ilAllah" që pohon se përveç Alla hut nuk ka zot tjetër! Ajo që është e rëndësishme tek këto dy shkolla juridike është fakti se që të dyja janë të mendimit se gishti nuk lëvizet, por vetëm ngrihet, ngase nuk ka argumente autentike që vërtetojnë lëvizjen e gishtit!
Hanbelitë kanë dy qëndrime të njohura; i pari: Gishti ngri het (nuk lëvizet) gjatë teshehudit disa herë, sa herë përmendet emri i Allahut. I dyti: Gishti ngrihet vetëm një herë dhe kjo sipas disa dijetarëve është mendimi kryesor i Ahmed ibën Hanbelit.
Sido që të jetë, pjesa dërrmuese e dijetarëve dhe shkollave juridike janë të mendimit se gishti duhet të ngrihet e jo të lëvizet, madje kjo shumicë absolute parashohin ngritjen e gishtit vetëm një herë, gjatë shehadetit. Pjesa tjetër janë të ndarë mes ngritjes së gishtit te përmendja e Allahut dhe lëvizjes së gishtit. Ajo që vlen të potencohet është fakti se edhe brenda shkollave si malikite dhe hanbelite, disa dijetarë prej tyre kanë mendim të njëjtë me shkollën hanefite apo shafite. Ibën Rushdi që konsiderohet njëri ndër dijetarët më të mëdhenj nga shkolla malikite, pasi që përmend çështjen e gishtit se a duhet të lëvizet apo vetëm të jepet sinjalizim me të, gjegjësisht të ngrihet, ai tekstualisht shprehet në favor të ngritjes së gishtit e jo të lëvizjes. Ai thotë: "(dijetarët) Polemizuan rreth lëvizjes së gishtit për shkak të ethereve të ndryshme në këtë çështje, mirëpo ajo që është e vërtetuar dhe e dëshmuar është fakti se tekstet tregojnë se ai (Pejgamberi a.s.) vetëm e ngrinte gishtin (nuk e lëvizte)." Mendim të njëjtë me Ibën Rushdin ka edhe kolosi tjetër malikit, Ibnu-l Arebij, i cili arrin në përfundi min se ajo që është vërtetuar nga tekstet tregon se gishti ngrihet e nuk lëvizet.


Gishti ngrihet, por nuk lëvizet!


Hadithet që flasin për ngritjen e gishtit gjatë teshehudit janë të shumta dhe ato transmetohen nga transmetues të shumtë që përshkruajnë se i Dërguari i Allahut e ngrinte gishtin tregues gjatë uljes në namaz. Thuajse të gjitha hadithet flasin rreth një gjëje; ngritjes së gishtit. Vetëm njëri transmetim flet për lëvizjen e gishtit e ai transmetim siç do ta shtjellojmë më poshtë ka defekte dhe kundër shtohet nga dijetarët dhe kolosët e ummetit!
Përcillet nga Zubejr ibën Ava mi: Na ka treguar Muhamed ibën Mamer ibën Ribij el-Kajsij, na ka treguar Ebu Hisham el-Mahzimij, nga AbdulVahidi (i cili është i biri i Zijadit), na ka treguar Othman ibën Hakimi, na ka treguar 'Amir ibën Abdullah ibën Zubejri, e ky nga babai i tij i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut kur ulej në namaz, këmbën e majtë e vinte mes kofshës dhe nëngjurit të tij, përderisa këmbën e djathtë e shtrinte. Dorën e majtë e vendoste në gjurin e majtë, ndërsa dorën e djathtë mbi kofshën e tij dhe bënte shenjë me gishtin e tij."
Ky hadith flet për ngritjen e gishtit, një herë të vetme, ngase është përdorur koha e kaluar ( َوَ أ َشَ ار), e cila sinjalizon për një veprim të vetëm e të papërsëritshëm e jo koha e tashme që do të sinjalizonte për një veprim të vazhdueshëm e të përsëritshëm. Pra,termi i përdorur është mjaft i qartë dhe komentimet e tjera mund t'ia humbin kuptimin real të kësaj fjale.
Hadithi që flet për ngritjen e gishtit përcillet nga djali i Zubejr ibën Avamit, Abdullah ibën Zubejri: Na ka treguar Ibrahim ibën el-Hasen el-Missisij, na ka treguar Haxhx haxhi nga Ibën Xhurejxhi, ky nga Zijadi, ky nga Muhamed ibën Ax hlan, ky nga Amir ibën Abdullahi, e ky nga Abdullah ibën Zubejri, i cili ka përmendur se: "I Dërguari i Allahut bëri shenjë me gishtin e tij (e ngrinte atë) kur lutej e nuk e lëvizte atë."
Ka disa hadithe të kësaj natyre që flasin për ngritjen e gishtit dhe lutjet nëpërmjet tij, sikurse hadithi i Abdullah ibën Omerit, i cili është në koleksionin e Muslimit: Na ka treguar Muhamed ibën Rafi' dhe Abd ibën Humejdi, na ka treguar Abdurrezaku, na ka infor muar Ma'meri, nga Ubejdilah ibën Omeri, ky nga Nafiu e ky nga ibën Omeri: "Se i Dërguari i Allahut kur ulej për namaz (gjatë teshehudit), duart i vendoste mbi gjunjët e tij, e ngrinte gishtin e dorës së ma jtë dhe bënte dua nëpërmjet tij..."
Të kësaj natyre na përcillen transmetime nga Ebu Hurejre, Sa'd ibën ebi Vekkasi dhe nga të tjerë që sinjalizojnë për ngritjen e gishtit, lutjen nëpërmjet tij, ku disa prej tyre kishin ngritur nga dy gishtërinj gjatë lutjes, e më pas i Dërguari i Allahut i mësoi se duhet ngritur vetëm njëri gisht.
Na ka treguar Muhamed ibën Beshshari i cili tha: "Na ka treguar Safvan ibën Isa dhe tha: Na ka treguar Muhamed ibën 'Axhlani nga el-Ka'kai, ky nga Ebu Salihi, e ky nga Ebu Hurejre se një njeri gjersa falej lutej me dy gish ta, atëherë i Dërguari i Allahut ia ktheu: "Vetëm me njërin, vetëm me njërin."
Në transmetimin tjetër qëndron: Na ka treguar Zuhejr ibën Harbi, na ka treguar Ebu Muavijeh, na ka treguar el-A'meshi, nga Ebu Sali hi, ky nga Sa'd ibën ebi Vekkasi i cili thotë: "Kaloi i Dërguari i Allahut pranë meje e unë lutesha me dy gishtërinj e ai më tha: "Vetëm me njërin, me njërin." E ai sinjalizoi me ngritjen e gishtit tregues." Praktikisht i Dërguari i Allahut i kishte treguar atij se lutja me dy gishtërinj nuk është prej traditës së tij dhe se kërkohet që lutja të bëhet vetëm me njërin gisht! Mirë po këtu domosdo shtrohet pyetja se çfarë nënkuptohet me termin dua-lutje në këto hadithe?
Disa e kanë shpjeguar termin "dua" në hadithet e ardhura dhe kanë thënë se me të është për qëllim sinqeriteti dhe njëshmëria, duke u bazuar në një transmetim të Abdullah ibën Abasit, të cilin e kishin pyetur rreth qëllimit të ngritjes së gishtit në ulje gjatë namazit, ai u ishte përgjigjur se "ai është sinqeriteti (اإلخالص)". Mendimin e ibën Abasit e sqaron edhe më shumë Muxhahidi, i cili gjatë një shtjellimi të kësaj çështjeje qe shprehur: "Lutja bëhet kështu (dhe ngriti gishtin tregues në shenjë demonstrimi - ed-dua hakedha)". Praktikisht, sipas këtij mendimi, gishti tregues ngrihet dhe me të synohet lutja që në vete shpreh madhërim të posaçëm ndaj Alla hut dhe sinjalizon për njëshmërinë e Tij, si Krijues i vetëm absolut, të Cilin çdo gjë e adhuron dhe e madhëron, ngase Ai është meritori!
(vijon)


 



Dituria Islame 338


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

“Origjina e numrave” – arti, matematika dhe shpirtërorja në një ekspozitë