KBI në Gjakovë organizon ligjëratë me rastin e afrimit të muajit të Bekuar të Ramazanit



Me rastin e afrimit të muajit të Bekuar të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë mbrëmë në Xhaminë Kusar, organizoi ligjëratë “Mirë se erdhe Ramazan”.

Fillimisht kryeimami Visar ef. Koshi i falënderoi mysafirët dhe xhematin e pranishëm për prezencën e tyre dhe njëkohësish u uroi muajin e bekuar të Ramazanit.

Më pas fjalën e mori Prof. Muharrem ef. Tërnava, i cili në ligjëratën e tij ndër të tjera tha: “Mirë se erdhe Ramazan është një fjali e madhe që ne i themi me zemër këtij muaji të bekuar, sepse në formë praktike e shpreh fisnikërinë e Allahut xh.sh, ndaj nesh si njerëz. Pra, muaji i bekuar i Ramazanit ka ardh si shprehje praktike e Fisnikërisë së Allahut xh.sh. ndaj neve, kjo për faktin së Allahu xh.sh. në këtë muaj të bekuar ua ka shtuar vlerën gjërave. Andaj mund të themi se Ramazani është muaj shumë special që Allahu xh.sh. na e dërgoi neve si obligim në mënyrë që neve të na ofroj tek fitorja dhe të na bëj fitimtarë.”

“Nuk di fjalë më të mira për të hapur këtë ligjëratë se sa fjalët me të cilat Muhamedi s.a.w.s. i uronte besimtarët me rastin e ardhjes së muajit Ramazan. “Ja erdhi Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka bërë obligim agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, kurse shejtanët të inatosur lidhen në pranga. Allahu xh.sh. në këtë muaj ka zgjedhur një natë që është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë”, ishin fjalët me të cilat filloi ligjëratën Dr. Sedat ef.Islami. Ai më tej potencoi rëndësinë e madhe të muajit të bekuar të Ramazanit, motivimin, objektivat, kuptimin dhe esencën e agjërimit në këtë muaj.

Mbrëmjen në mënyrë artistike e pasuroi Muhsin Hoxha me interpretimin e disa ilahive.

Me një përshëndetje dhe urim për muajin e shenjët të Ramazanit Kryetari i KBI në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta e përfundoi këtë ligjëratë kushtuar muajit të bekuar të Ramazanit.








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)