Program fetar kushtuar Natës së Israsë dhe Miraxhit


Mbrëmë, pas namazit të jacisë në Xhaminë e Hadumit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi program fetar me rastin e përkujtimit të Natës së Israsë dhe Miraxhit.

Me këndim të Kuranit, ilahive dhe ligjëratës për ketë temë është manifestuar kjo ngjarje e rëndësishme.

Imami Enver ef. Xhiha, mbajti ligjëratën kryesore kushtuar kësaj nate, përmes së cilës shpjegoi udhëtimin e shpresës së Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në këtë natë, për vlerën, rëndësinë dhe porosinë e udhëtimit, nga i cili çdo besimtarë në çdo kohë mund të nxjerrë mësim.

Në mbyllje të programit kryemami Visar ef. Koshi bëri një dua, bashkë me besimtarët e pranishëm.



[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1707310628.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/7_1707310647.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/20240206_191911_1707310663.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/20240206_191845_1707310680.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)