Ka ndërruar jetë hoxhë Muhidin Ahmeti

Në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë hoxha i njohur shqiptar, Muhidin Ahmeti.

Hoxhë Muhudin Ahmeti ishte me prejardhje nga Prizreni, dhe ka qenë një prej hoxhallarëve më të dalluar gjatë viteve të 90. Ai kishte shërbyer si imam i xhamisë Sinan Katib në Prizren.

Ahmeti ka lindur në fshatin Zaplluxhe në vitin 1956. Shkollën fillore e kishte kryer në vendlindje, shkollën e mesme e mbaroi në Medresenë Alaudin në Prishtinë, ndërsa srudimet post-diplomike i kishte përfunduar na Kajro të Egjiptit.

Ai ishte i njohur për veprimtarinë e tij patriotike dhe fetare, ku u detyrua nga regjimi serb të emigroj në Shkodër dhe punoi si mësimdhënës, pedagog e kryetar i komisionit të lëndëve fetare në Medresën Haxhi Sheh Shamia në këtë qytet, deri në mbarimin e luftës në Kosovë.

Nga viti 2006, ai ka vepruar në Wells të Austrisë si petagog, imam dhe mësues. Së fundmi ai ishte kryeimam i Komunitetit Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë.

Pas vetës Ahmeti ka lënë bashkëshortën, djalin dhe dy vajza.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip