Kthehet grupi i tretë i haxhive kosovarë

Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka arritur grupi i tretë i haxhive kosovarë, të cilët kishin marrë rrugën për ta kryer Haxhin.

Në pritje të tyre pos zyrtarëve nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ishin edhe një numër i konsiderueshëm i familjarëve të cilët me gëzim të madh po i prisnin të afërmit e tyre.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se dy grupet tjera të haxhive do të arrijnë sipas orarit të paraparë të fluturimeve gjatë ditëve në vijim.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip