Reisul Ulema i BFI-së, H.Sulejman Rexhepi uroi Myftiun Naim Tërnava

Me rastin e zgjedhjes së Myftiut Naim Tërnava në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Reisul Ulema i BFI-së ka dërguar një telegram urimi për Myftiun Tërnava.

“Ndjejmë kënaqësi të veçantë që organet përkatëse të BIK-ut, që përfaqësojnë të gjithë myslimanët e Republikës së Kosovës kanë vlerësuar angazhimin tuaj të deritanishëm në krye të këtij institucioni duke ua besuar edhe mandatin e radhës, i cili gjithsesi që është rezultat i sukseseve tuaja në zhvillimin e jetës fetaro-islame në Republikën e Kosovës”, thuhet në urimin e Reisul Ulemas së BFI-së.

Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi vëllazëror, i sinqertë dhe konstruktiv do të vazhdojë edhe më tej në mes dy institucioneve.

Krejt në fund, Reisul Ulema, luti Zotin Fuqiplotë që Myftiut Tërnava t’i japë shëndet dhe t’i ndihmojë në rrugën e hairit, drejt sukseseve të reja.


[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/telegram-urimi3_1540902204.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip