Kryesia e BI të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava

Ai fillimisht falënderoi anëtarët e Kryesisë për angazhimin dhe aktivitetet që janë duke i bërë në terren. Në këtë mbledhje anëtarët e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës shqyrtuan raportin e Ramazanit 2019 dhe rreth organizimit të Haxhit 2019.
Më pas Kryesia shqyrtoi disa lëndë dhe mori vendime në kompetencë të saj, si dhe u diskutua për çështje të ndryshme./bislame/