Wafa Mustafa, gruaja “luftëtare” që hoqi ligjin shtypës: Keqbërësit s’i jepet dhuratë!

Wafa Bani Mustafa ka arritur shumë për vitet sa ka qenë në parlamentin jordanez, por arritja e saj më e madhe është një legjislacion që ka ndryshuar fatin e shumë grave në vend. Jo më kot, ajo njihet në qarqet politike si “Zonjë e hekurt”.

Pasi ka zënë karrigen si deputete e parlamentit jordanez për mandatin e tretë me radhë, ajo nuk e ka nxehur atë duke qëndruar në vend, përkundrazi. Zonja Mustafa nisi tematika të nxehta sic janë të drejtat e grave.

“Unë jam luftëtare… Nuk me ndalin dot,” thotë ajo për një intervistë të dhënë për Al Jazeera-n.

Profili i saj politik u bë më i njohur ku filloi nismën parlamentare për të ndërruar një ligj i cili i lironte nga përgjegjësia dhunuesit e grave po qe se ata e martonin viktimën.

Ky ndryshim u përshëndet nga aktivistët dhe qytetarët, dhe ishte bërë përveç tjerash “bum medial”.

Ajo tregon se sa vështirë e kishte të largonte këtë ligj kontrovers, duke thënë se martesat e tilla ishin të përkrahura nga prindërit, në emër të minimizimit të “turpit”.

“Asnjë vajzë nuk duhet t’i jepet si dhuratë një përdhunuesi”, thotë ajo me zë të lartë të parlament, ndërsa nuk i shpëtuan lotët kur kolegët e saj e përkrahën duke e miratuar ndryshimin e ligjit.

Ajo thotë se kur ia arriti qëllimit të saj, u ndje sikur u bë nënë për herë të dytë.

Zonja Mustafa gjithmonë kishte ëndërruar të jetë politikane, dhe si vajzë e re kishte udhëhequr këshillat studentore.

Ajo përfundoi duke u bërë një avokate ambicioze dhe kur hyri në parlament, e bëri me qëllimin që të vendosë çështjet e grave në rend të parë.

Largimi i legjislacionit të diskutueshëm u përcjell me nota të mira nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e grave. Megjithatë, Wafa thotë se kjo ka pak rëndësi. Arritja qëndron në faktin se keqbërësit ndodhen në burg, dhe assesi nuk shpërblehen me një “dhuratë” grua. /tesheshi.com/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?