Sahihul Buhari - në gjuhën shqipe KREU - IV-
KAPITULLI PËR ZEQATIN, me fjalë të All-llahut xh.ah.: "Falni namazin dhe jepni zekatin!"
Ibn Abbasi r.a. ka thënë:
Më ka treguar Ebu Sufjani r.a. dhe përmendi fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. duke thënë:
"Na urdhëron faljen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën e farefisit dhe modestinë...."
1395. - Na ka rrëfyer Ebu Asim-Dahhak ibn Mahled duke transmetuar nga Zekerijja bin Is-haku, e ky nga Jahja b. Abdull-llah b. Sajfijje, kurse ky nga Ebu Ma'bedi, e ai nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e dërgoi Muadhin për në Jemen dhe i tha: "Thirri ata të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç Një, te vetmit All-llah, se unë jam pejgamber i All-llahut, dhe nëse ata i binden kësaj, atëherë informoi dhe mësoji se All-llahu u ka caktuar si detyrë faljen e pesë kohëve të namazit brenda një dite dhe një nate. Nëse edhe këtë e respektojnë, atëherë njoftoi se All-llahu u ka vënë si detyrë të japin zekatin e pasurisë së tyre, që do të mirret nga të pasurit e mesit të tyre dhe t'u jepet të varfërve në mesin e tyre".
1396. - Hafs b. Umer na ka treguar nga Shu'be, kurse ky nga Muhammed b. Osman b. Abdull-llah b. Mevhibi, i cili transmeton prej Musa b. Talhës, kurse ky nga Ebu ejjubi r.a. se një njeri i ka thënë pejgamberit s.a.v.s. : " Më informo për punën e cila do të shpiente në xhenet!"
"Çka? Çka?" pëshpëritën të pranishmit.
Pejgamberi s.a.v.s. tha "Ka ndonjë hall".
"Të adhurosh vetëm All-llahun dhe të mos i bashkëngjesish asgjë, të falish namazin, të japish zekatin dhe të vizitosh të afërmit".
Ndërsa Behzi thotë se i ka treguar Shu'be, të cilit ia ka transmetuar Muhammed b. Osman dhe babai i tij Osman b. Abdull-llah se të dy e kanë dëgjuar Musa b. Talhën duke transmetuar këtë nga Ebu Ejjubi.
Ebu Abdull-llah thotë: "Kam frikë se Muhammed b. Osman nuk është askush tjetër përveç atij që e dimë me emrin Amr".
1397. - Na ka treguar Muhammed b. Abdurrahim, atij Afan b. Muslim të cilit ia ka transmetuar Vuhejbi nga Jahja b. Seid b. Hajjan, e ky e ka marrë nga Ebu Zur'a, ndërsa ky nga Ebu Hurejre r.a., se një beduin erdhi te Pejgamberi dhe i tha:
"Më udhëzo në një punë pas kryerjes së të cilës do të hyj në xhennet".
"Të adhurosh vetëm All-llahun dhe në këtë të mos i bësh shok, të falish namazin që është detyrë, të japish zekatë dhe të agjërosh Ramazanin" iu përgjegj Muhammedi a.s.
"Pasha atë në duar të të cilit është jeta ime, kësaj nuk do t'i shtoj asgjë"- tha beduini.
Kur shkoi ai, Pejgamberi s.a.v.s. tha: " Kush dëshiron të shohë njeri të xhennetit, le ta shikoj këtë(beduin)".
- Na ka treguar Museddedi duke transmetuar Jahjanë, kurse ky transmeton Ebu Hajjanin i cili ka thënë se këtë ia ka kumtuar Ebu Zur'a nga Pejgamberi s.a.v.s.
1398. - Haxh-xhaxhi na ka treguar, kurse këtij ia ka përcjellur Hammad b. Zejdi nga Ebu Xhemra i cili thotë: E kam dëgjuar Ibn Abbasin r.a. që thonte:
- Pejgamberit s.a.v.s. i erdhi delegacioni i fisit Abdul Kajs dhe i tha: "O Pejgamber i
All-llahut, ky fis është nga soji i Rebi'ave. Ndërmjet nesh dhe teje jetojnë dhe qarkullojnë mosbesimtarët e fisit Mudar, andaj nuk jemi të sigurtë të vijmë te ti, përveç se në ndonjë muaj të shenjët, prandaj urdhërona ndonjë gjë të cilën do ta marrim prej teje me çka do të thërrasim ata që lëmë pas nesh!"
Ju urdhëroj, tha Muhammedi a.s., katër punë dhe ua ndaloj katër tjera. Ju urdhëroj: besimin në All-llahun dhe dëshminë se nuk ka Zot tjetër përveç një
All-llah, dhe dorën e drejtoi kështu, thotë Ibn Abbasi, me gishtin tregues në formë vertikale, se është Një, falnie namazin, të jepni zekatin dhe bashkësisë t'ia jepni të pestën e plaçkës së luftës. Ua ndaloj: të përdorni cërpkat, shtambat, mataret dhe enë tjera, të lyera me rrëshirë (në këso enësh arabët mbanin dhe pinin alkool).
Sulejmani dhe Ebu Nu'mani, duke transmetuar nga Hammadi, thonë:
"Të besosh në All-llahun do të thotë të deklarosh se nuk ka Zot tjetër përveç një të vetmit All-llah".
1399. - Na ka treguar Ebu-l-Jeman el Hakem b. Nafi, të cilit i ka treguar Shuajb b. Ebi Hamza nga Zujberi, e këtij i ka treguar Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe b. Mesud, se Ebu Hurejra r.a. ka thënë: Ku ndërroj jetë Pejgamberi s.a.v.s. dhe Ebu Bekri u bë halif, disa arabë iu kthyen mosbesimit, andaj Umeri tha:
- Si po lufton ti kundër idhujtarëve, kur Pejgamberi i All-llahut ka thënë: "Më është urdhëruar që të luftoj kundër idhujtarëve derisa të dëshmojnë: La ilahe il-lall-llah, e ai i cili dëshmon kështu, e ruan nga unë pasurinë dhe jetën e vet, me përjashtim të një detyrimi tjetër që e zë asgjë, e dhënia e llogarisë së tij është punë e
All-llahut".
1400. - "Pasha All-llahun - tha Ebu Bekri - do të luftoj vendosmërisht kundra secilit që bën dallim ndërmjet faljes së namazit dhe dhënies së zekatit. Zekati është detyrim material. Pasha Zotin, kush nuk e jep shaptoren, që më parë ia kanë dhënë Pejgamberit të All-llahut, unë do të luftoj vendosmërisht kundër tyre për këtë ngurrim të tyre".
Umeri r.a. tha: "Pasha All-llahun, kjo nuk është asgjë tjetër përveç që All-llahu ia hapi krahërorin Ebu Bekrit r.a. dhe unë e kuptova se ai është me të vërtetë në të drejtë".
DHËNIA ME RREGULL E ZEKATIT
" Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne i sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë." (Kur'an, 9/11)
1401. - Na ka treguar Ibn Numejri nga ana e babës së vet, i cili thotë se ia ka transmetuar Ismaili, e ky nga Kajsi, se Xherir b. Abdullahu r.a. ka thënë:
"Ia kam dhënë besën Pejgamberit s.a.v.s. për kryerjen me rregull të namazit, dhënien e zekatit dhe për këshillimin e secilit musliman".
MËKATI PËR MOSDHËNIEN E ZEKATIT
"...Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm.Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!" (Kur'an, 9: 34,35)
1402. - Na ka treguar Hakem b. Nafi, të cilit i ka kumtuar Shuajbi, e këtij Ebu Zinadi, ndërsa këtij i ka treguar Abdurrahman b. Hurmuz el-Arexh, i cili e ka dëgjuar Ebu Hurejren duke thënë:
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Në ditën e Kijametit deveja do t'i vijë të zotit të vet më e mirë dhe më e madhe se sa ka qenë, dhe, nëse nuk ka dhënë zekatë për të, ajo do ta shkelë me këmbë. Do t'i vijë edhe delja e pronarit të vet më e mirë se sa ka qenë, dhe nëse nuk ka dhënë për të zekatë ajo do ta shkelë me thundra dhe do ta shpojë me brirë. Në Ditën e Kijametit asnjëri prej jush nuk do të vijë e të mos e ketë delen-dashin, varur në qafë, duke blegëruar,e ai do të thërrasë: O Muhammed!"
Unë do t'i përgjigjem: Ta kam komunikuar urdhërin e All-llahut kurse tash nuk kam mundësi asgjë të ndihmoj. Asnjëri prej jush nuk do të vijë me devën që po pëllet, varur në qafë, e të mos thërrasë: "O Muhammed!" E unë do t'i përgjigjem: Unë të kam komunikuar me kohë, kurse tash asgjë s'mund të bëj".
1403. - Na ka treguar Ali b. Abdullah, e këtij i ka treguar Hashim b. Kasimi nga Abdurrahman b. Abdullah b. Dinar, kurse ky nga babai i vet, e ai nga Ebu Salih Semmam kurse ky nga Ebu Hurejreja, i cili thotë:
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Atij të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri por ky nuk ka dhënë zekatë për të , ajo pasuri do t'i paraqitet në Ditën e Kijametit sikur gjarpër me ballë të bardhë e me dy pika të zeza përmbi sy, do t'i mbështillet rreth qafës e pastaj do ta vejë ndërmjet nofullave, d.m.th. ndërmjet dy nofullave, e do t'i thotë: - Unë jam pasuria jote , unë jam thesari yt i deponuar, - e pastaj do t'i këndojë ajetin :
"Ata që bëjnë koprraci.....kurrsesi le të mos mendojnë se ajo është mirë për ata..." (Kur'an, 3:180)
PASURIA NGA E CILA ËSHTË DHËNË ZEKATI NUK TRAJTOHET KAPITAL I GRUMBULLUAR
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Nuk jepet zekat për pasurinë me vlerë nën pesë okë".
1404. - Ahmed b. Shebib b. Seid thotë se babai i tij ia ka transmetuar nga junusi, e ky nga Ibn shihabi ndërsa ky nga Halid b. Eselmi i cili ka thënë: "Dolëm nga qyteti me Abdullah bin Umerin r.a. dhe një beduin tha: - Më informo për fjalët e All-llahut:
-....Ata të cilët deponojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hirë të
All-llahut... (Kur'ani, 9:34)
Ibn Umeri iu përgjegj: "Ai i cili grumbullon, dhe nuk jep zekat për të, i mjeri ai! Kështu ka qenë para se të shpallet norma për zekatin, kurse pas normëzimit të zekatit, All-llahu e ka bërë mjet për pastrimin e pasurisë së fituar".
1405. - Na ka treguar Is-hak bin Jezid, atij i ka kumtuar Shuajb b. Is-hak se i ka thënë Evzai se e ka lajmëruar Jahja b. Ebi Kethir, se Amr b. Jahja b. Umara e ka informuar nga babai i vet Jahja b. Umara b. Ebi-l-Hasan i cili ka dëgjuar Ebu Seidin r.a. duke thënë:
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Për pasurinë me vlerë nën pesë okë nuk jepet zekatë, për deve, më pak se pesë, nuk ka zekatë, edhe për pasuri më pak se pesë barrë nuk ka zekatë".
1406. - Na ka treguar Aliu se e ka dëgjuar Hushejmin të cilit i kishte transmetuar Husejni nga Zejd b. Vehbi, i cili ka thënë: "Kam kaluar pranë Rebedhës, (lagje afër Medinës) dhe aty u takova rastësisht me Ebu Dherr-rrin r.a. dhe e pyeta:
"Çka të ka sjellë në këtë shkallë?"
"Kam qenë në Siri" - mu përgjegj ai - "dhe nuk jemi pajtuar me Muaviun lidhur me ajetin: "... Ata, të cilët deponojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hirë të All-llahut ..." (9:34)
Muaviu ngul këmbë se ky ajet është shpallur lidhur me rastin e hebrejve dhe të krishterëve, kurse unë po them: "Është shpallur edhe për ne edhe për ata". Kështu që ndërmjet nesh doli një mospajtim, prandaj ai i shkroi Osmanit r.a. dhe më paditi mua Osmani më shkroi të vij në Medine. Unë erdha dhe rreth meje u mblodh një masë e madhe njerëzish, sikur të mos më kishin parë kurrë më parë. Unë ia thash Osmanit, e ai më tha: "Nëse je larguar anash, e ke qenë afër". Dhe ja, kjo është ajo që më solli në këtë shkallë. Sikur të më emëronin komandant në Etiopi do të kisha dëgjuar dhe do të isha bindur".
1407. - Na ka treguar Ajjashi, e këtij Abdul-A'la të cilit ia ka transmetuar Xhurjeri nga Ebul-A'la, kurse ky nga Ahmed b. Kajsi i cili ka thënë: "Kam ndjekur... kurse në senedin tjetër: më ka treguar Is-hak b. Mensur, ndërsa këtij i ka thënë Abdussamed: Im atë më ka thënë: Na ka rrëfyer Xhurejri, të cilit i ka kumtuar Ebu-l-A'la b. Shihhar, se u ka thënë Ahnef b. Kajs:
Kam qenë duke ndejtur me disa fisnikë kurejshit dhe erdhi një njeri me flokë e tesha të pahijshme dhe pamje të vrazhdë u ndal tek ata, dha selam dhe citoi:
"Ata që grumbullojnë pasuri përgëzoji me gurë të nxehtë, mbi të cilët do të digjen në zjarrin e xhehennemit. Pastaj ata do t'iu vëhen secilit prej tyre në maje të sisës e do t'i arrijë deri në cep të krahut kurse pastaj, do t'i vëhet në cep të krahut duke lëvizur derisa t'i vijë prap në majë të sisës". Mandej shkoi e u ul afër një shtylle. Unë e shoqërova dhe u ula pranë tij. Nuk e dijsha kush është por i thashë:
"Më duket se këtyre njerëzve nuk u pëlqeu se çka u the".
"Ata nuk kuptojnë asgjë" - u përgjegj ai.
1408. - Më ka thënë miku im.
"Kush është miku yt?" e pyeta.
"Pejgamberi s.a.v.s." , m'u përgjegj ai.
"O Ebu Dherr, a e sheh Uhudin?" - më pyeti Muhammedi a.s.
Shikova diellin. Dita gati ishte ngrysur. Unë kujtova se Pejgamberi i All-llahut më drejton atje për ndonjë punë, prandaj i thashë: "Po, e shoh".
"Kisha dëshiruar të kem ari sa është Uhudi, vetëm me dëshirë që ta shpërndajë të tërë, përveç tre dinarëve" - tha Muhammedi a.s.
"Ata nuk e kuptojnë këtë, prandaj grumbullojnë vetëm pasuri të kësaj bote".
"Jo, pasha Zotin! Unë nuk kërkoj prej tyre atë pasuri të kësaj bote, e as që do t'i pyes për normat e fesë deri në ballafaqim me All-llahun".
SHPENZIMI I PASURISË NË VEND TË SIGURTË
1409. - Na ka treguar Muhammed b. Muthenna, kurse këtij Jahja që e ka transmetuar nga Ismaili, ndërsa këtij Kajsi nga Ibn Mes'udi r.a., i cili ka thënë:
-E ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. që thoshte:
"Zili duhet pasur vetëm në dy raste : njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon në vend të sigurtë për qëllime bëmirësie dhe njeriut, të cilit All-llahu i ka dhënë dituri, e ai vepron sipas asaj dhe i mëson të tjerët".
HIPOKRIZIA NË DHËNIE TË SADAKËS
Sipas fjalëve të All-llahut xh.sh.:
"O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar".(Kur'an, 2:264)
ALL-LLAHU NUK E PRANON SADAKËN NGA PASURIA E FITUAR ME SHPËRDORIM
Por vetëm nga fitimi me djersë të ballit, sipas fjalëve të All-llahut xh.sh.:
"....dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje". (Kur'an, 2:276 - 277)
1410. - Na ka treguar Abdullah b. Munir i cili ka dëgjuar Ebu Nasrin që thotë se i ka transmetuar Abdurrahman b. Abdull-llah b. Dinar nga babai i vet, kurse ky prej Ebu Salihut, ndërsa ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:
Resulu-ll-llahu s.a.v.s. ka thënë: "Kush jep sadakë në vlerën e një hurme, nga fitimi i tij me nderë, e All-llahu as që e pranon përveçse nga fitimi i tij me nderë, All-llahu do t'ia pranojë nga e djadhta, e pastaj pronarit do t'ia ngrisë vlerën sikur që çdo njëri prej jush rrit mazin, derisa të bëhet sikur kodër".
Në senedin tjetër të Abdurrahmanit, Sulejmani e transmeton nga Ibn Dinari. Vereka thotë: "Hadithi është transmetuar nga Ibn Dinari, i cili e tregon prej Seid b. Jaserit, e ky prej Ebu Hurejres r.a. ndrësa ky prej Pejgamberit s.a.v.s."
Të njëjtin hadith e transmetojnë Muslim b. Ebi Mejrem, Zejd b. Eslem dhe Suhejl nga Ebu Salih, kurse ai nga Ebu Hurejra r.a. e ky nga Pejgamberi s.a.v.s
1411 - Na ka treguar Ademi, nga Shu'be, të cilit i ka treguar Ma'bed b. Halid, që i ka thënë se e ka Dëgjuar Harith b. Vehbin, i cili ka deklaruar: -E kam dëgjuar Pejgamberin që ka thënë:
"Shpërndani sadaka, sepse do të vijë koha kur njeriu do të bartë sadakën e nuk do të gjejë njeri që t'ia pranojë". Njeriu që ka nevojë, do të thotë: "Po të ma kishe sjellur dje pata për ta pranuar, sot nuk kam nevojë".
1412. - Na ka treguar Ebu-l-Jeman, të cilit i ka treguar Shuajbi nga Ebuzzinadi, duke i transmetuar prej Abdurrahmanit e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Nuk do të bëhet Dita e Kijametit derisa tek ju të mos shumohet kapitali, dhe pronarët të brengosen se kush do ta pranojë zekatin, dhe derisa t'ia afrojë dikujt, e ai të cilit i afrohet zekati do të thotë: "Nuk kam nevojë".
1413. - Na ka treguar Abdullah b. Muhammed, këtij Ebu Asim Nebil të cilit ia transmeton Sa'dan b. Bishr, se si i ka treguar Ebu Muxhahid që i ka thënë Muhhil b. Halife Tai:
- E kam dëgjuar Adijj b. Hatim r.a. kah thotë: Kam qenë tek Pejgamberi s.a.v.s. kur i erdhën dy vetë, njëri ankohej për varfëri kurse tjetri ankohej për plaçkitjet në rrugë. Resulull-llahu s.a.v.s. u përgjegj: "Sa i përket plaçkës në rrugë, nuk do të kalojë kohë shumë e gjatë kur karavanët do të mund të vijnë në Mekke edhe pa mbrojtje, përcjellje; ndërkaq sa për varfërinë, me siguri Dita e Kijametit nuk do të vijë derisa individët nga ju të mos shetitin me zekatin e vet, duke mos gjetur njeri i cili do t'ia pranojë. Pastaj secili prej jush, me siguri, do të qëndrojë para All-llahut pa asnjëfarë ndërmjetësimi ndërmjet All-llahut dhe atij dhe pa interpretues i cili do t'i jepte sqarime, dhe do t'i thotë:
"A nuk të kam dhënë pasuri?"
"Po më ke dhënë" - do të përgjigjet ai.
Pastaj përsëri do t'i thotë:
" A nuk të kam dërguar Pejgamber?"
"Ke dërguar" - do të përgjigjet ai. Pastaj do të shikojë në anën e djathtë dhe nuk do të shoh asgjë përveç zjarrit të xhehennemit, pastaj do të shikojë në anën e majtë dhe nuk do të shoh asgjë përveç zjarrit të xhehennemit, prandaj secili prej jush le të ruhet mirë, qoftë edhe me një gjysmë hurme, e nëse nuk e ka as këtë, atëherë me një fjalë të mirë".
1414. - Na ka treguar Muhammed b. Ala'a, të cilit ia ka transmetuar Ebu Usame nga Burejdi, e ky nga Ebu Burda, e ky nga Ebu Musa r.a. ndërsa ky prej Pejgamberit s.a.v.s. që ka thënë:
"Do të vijë koha, në të cilën njeriu do të endet me zekatin në valutë ari dhe nuk do të gjejë askënd i cili do ta pranonte prej tij; dhe një njeri do ta përcjellin katërdhjetë gra duke kërkuar mbrojtjen e tij, e kjo është për shkak të numrit të vogël të burrave, dhe numrit të madh të grave".
RUAJUNI NGA ZJARRI I XHEHENEMIT, QOFTË ME NJË GJYSMË HURME, QOFTË ME NJË SADAKA TË VOGËL
"E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni. A dëshiron ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj,që në të ka nga të gjitha frutet,..." (Kur'an, 2:265 - 266)
1415. - Na ka treguar Ubejdull-llah b. Seid, kurse këtij Ebu Nu'man Hakem b. Abdullah el-Basri, të cilit i ka treguar Shu'be, i cili transmetonte nga Sulejmani, kurse ai prej Ebu Vail, e ky nga Ebu Mesudi r.a. i cili ka thënë:
"Kur është shpallur detyrimi i dhënies së zekatit, ne bartnim barrët tona. Erdhi një njeri dhe në emër të zekatit dha diçka më shumë".
- Hipokrit - thanë të pranishmit.
Më vonë erdhi një njeri tjetër i cili dha në emër të zekatit një sa'ë.
- All-llahu nuk ka nevojë për një sa'a, i thanë. Pastaj është shpallur ajeti:
"Ata të cilët i pengojnë besimtarët në dhënien vullnetare të kontributeve, madje i përbuzin edhe ata të cilët japin me përpjekje të madhe..." deri në fund të ajetit. (Kur'an 9:79-80)
1416. - Na ka treguar Seid b. Jahja, e këtij babai i tij me fjalë të A'meshit, kurse ky prej Shekikut, ndërsa ky nga Ebu Mes'ud Ensariu r.a. i cili ka thënë: "Kur na urdhëronte Pejgamberi s.a.v.s. për të dhënë zekatin dikush prej nesh shkonte në treg dhe i barte barrët dhe fitonte një mudd, kurse dikush atë ditë fitonte deri njëqindmijë mudd-a".
1417. - Na ka treguar Sulejman b. Harb, atij i ka treguar shu'be nga Ebu Is-haku, i cili e ka dëgjuar Abdull-llah b. Ma'kilin, kur ka deklaruar se ai kishte dëgjuar adijj b. Hatimin r.a. duke thënë:
"E kam dëgjuar Resulull-llahun s.a.v.s. që thoshte: "Ruajuni nga zjarri i xhehennemit, qoftë edhe me një gjysmë hurme!"
1418. - Na ka treguar Bishr b. Muhammed, të cilit i ka kumtuar Abdullahu nga Ma'mer, ndërsa ky nga Zuhriu, i cili thotë se i ka treguar Abdullah b. Ebi Bekr b. Hazm, e ky nga Urve, ndërsa ky prej Aishes r.a. e cila ka thënë:
Më erdhi një grua, e bashkë me të edhe dy bijat e saj, dhe lypnin. Unë nuk kisha asgjë përveç se një hurmë. Unë këtë ia dhash asaj, e ajo ua ndau vajzave të veta pa e shijuar vetë aspak. Pastaj u ngrit dhe shkoi, kurse tek ne erdh Pejgamberi s.a.v.s. dhe kur e informova për këtë rast tha: " Kush është vënë në sprovë me këto dy vajza, ato do të jenë një lloj perdje ndërmjet atij dhe zjarrit të xhehennemit".
SADAKA MË E VLEFSHME DHE PËR SADAKËN E KOPRRACIT TË VËRTETË
Në fjalët e All-llahut:
"Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!" (Kur'an, 63: 10).
1419. - Na ka treguar Musa b. Ismail, e këtij Abdulvahid nëpërmjet Umara b. Ka'kasë, të cilit ia ka transmetuar Ebu Zur'a nga Ebu Hurejre r.a. se ka thënë:
I erdhi Pejgamberit një njeri dhe e pyeti: "O Pejgamber i All-llahut, cili kontribut, sadakë, e pasurisë shpërblehet më shumë?" Të japish sadakë sa të jesh i shëndosh, frikësohesh nga varfëria, dhe ke lakmi për pasuri.
Mos e vono sadakën për në momentin kur të vjen shpirti në fyt, e të thuash: "Këtë këtij, e atij tjetrit këtë, ndërsa pasuria më nuk është e ytja".
1420. - Na ka treguar Musa b. Ismail, këtij i ka kumtuar Ebu Havane nga Firasi e ai nga Sha'bi, ndërsa ky nga Mesruku, kurse ky nga Aisheja r.a. se disa bashkëshorte e kanë pyetur Pejgamberin:
Cila prej nesh do të bashkohet ty më shpejt - për ahiret?
Ajo që është më dorëgjatë prej jush - u përgjigj ai.
Pastaj ato morën një shkop kallami dhe filluan të masin duart. Duart më të gjata i kishte Sevda. Ne tek më vonë e kuptuam se shprehja më "dorëgjatë" do të thoshte dhënia më shumë sadakë. Me të vërtetë ajo para nesh iu bashkua Pejgamberit, a njëmend ajo jepte shumë sadakë.
DHËNIA E SADAKËS HAPTAZI
Sipas fjalëve të Lartëmadhërishmit:
"Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim". (Kur'an, 2: 274).
DHËNIA E SADAKËS FSHEHURAZI
Ebu Hurejre r.a. ka transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. "...dhe njeriu që e shpërndanë pasurinë, e atë e bën fshehurazi aq sa nuk din e majta se ç'ka bërë e djathta".
Ndërsa fjalët e All-llahut janë:
"Bukur është kur jepni sadakë haptazi, por është më mirë për ju nëse ua jepni të varfërve fshehurazi!..." (Kur'ani, 2:271)
DHËNIA E SADAKËS PASANIKUT ME PADIJE - PA HIRË
1421. - Na ka treguar Ebul-Jeman, atij i ka thënë Shuajbi, të cilit ia ka transmetuar Ebuzzinad, nga A'rexh, e ai nga Ebu Hurejre r.a. se Resulull-llahu s.a.v.s. ka thënë:
Një njeri ka thënë: "Pasha Zotin, tash do të jap sadakë". Pastaj e dha sadakën por ra në dorë të vjedhësit. Të nesërmen flitej se si iu dha sadakë vjedhësit, kurse ai tha:"O Zoti im, qofsh i lavdëruar! Pasha Zotin, përsëri do të japë sadakë. Përsëri dha sadakë, edhe këtë ia dha lavirës. Të nesërmen prap flitnin: "Sonte i është dhënë sadakë lavires!"
O Zoti im, Ty të lavdëroj! Tani sadakën ia dhash lavires! Pasha Zotin, prap do të jap sadakë. Prap e dha sadakën, por ia dhash pasanikut. Të nesërmen flitnin: "I është dhënë sadakë pasanikut!" O Zoti im! Qofsh i lavdruar! I dhash sadakë vjedhësit, edhe lavires, e më në fund edhe pasanikut.
Më vonë këtij njeriu iu tha: (në ëndërr)
Sa i përket sadakës tënde te vjedhësi, ndoshta ajo do ta largojë, ca pak, nga vjedhja. Sa i përket lavires, ndoshta ajo sadakë do ta shpëtojë nga prostitucioni, kurse në rastin e pasanikut, ndoshta ajo sadakë do ta mësojë që edhe ai të fillojë të japë sadakë nga ajo që ia ka dhënë All-llahu atij".
DHËNIA E SADAKËS FËMIJËS TËND PA QËLLIM
1422. - Na ka treguar Muhamed b. Jusuf, të cilit i ka treguar Israili, si i ka treguar Ebu Xhuvejri se Ma'n b. Jezid r.a. i ka rrëfyer:
I kam dhënë besën Resulull-llahut s.a.v.s. unë, babai dhe gjyshi im. Bëri mësitni dhe më martoi, ra puna t'i ankohem: Babai im Jezidi nxorri ca dinarë, të jepën për sadakë, dhe i la te një njeri te xhamia. Unë erdha dhe i mora prej atij dhe shkova te babai im". Pasha Zotin, më tha ai, nuk kam pasur qëllimin për ty.
Pastaj këtë ia paraqita Pejgamberit s.a.v.s. e ai tha: "O Jezid, ty të takon ajo çka e ke pasur mendjen, e ty o Ma'n, ajo çka e ke marrë".
DHËNIA E SADAKËS ME TË DJATHËN
1423. - Museddei thotë: Na ka treguar Jahja se i ka treguar Ubejdullahu të cilit ia ka transmetuar Hubejbe. B. Abdurrahman nga Hafs b. Asimi, i cili ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a. kurse ky Pejgamberin s.a.v.s. i cili ka thënë:
All-llahu i Lartëmadhëruar, atë ditë kur nuk do të ketë hijë tjetër përveç hijes së Tij, shtatë vetë do t'i vendosë në hijen e vet, e ata janë: "Prijësi i drejtë, i riu që është rritur duke adhuruar vetëm All-llahun, njeriu zemra e të cilit është e lidhur ngushtë me xhaminë, dy vetë të cilët njëri-tjetrin e duan për hirë të All-llahut - ky qëllim i ka afruar dhe kështu kanë mbetur deri në vdekje; njeriu të cilin e ka thirrë një femër e bukur, e ky i është përgjigjur "I frikësohem All-llahut", dhe njeriun i cili ka ndarë pasurinë e vet aq fshehtë, sa që nuk e ka ditur dora e majtë se çka ka dhënë e djadhta, si edhe njeriu i cili kur e ka kujtuar All-llahun në vetmi, ka qarë".
1424. - Na ka treguar Ali b. Xha'd të cilit i ka kumtuar Shu'be përmes Ma'bed b. Halidit, kurse ky ka dëgjuar Harith b. Vehb-Huzajin r.a. kah thotë:
E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: Jepni sadakë, sepse do t'u vijë koha kur njeriu do t'ia çojë sadakën njeriut, kurse ai do t'i thotë: "Po të ma kishe sjellur dje, do ta kisha pranuar, por sot nuk kam nevojë për këtë".
URDHËRIMI SHËRBËTORIT TË JAPË SADAKANË DHE MOSDHËNIA E SAJ PËRSONALISHT
Duke transmetuar nga ana e Pejgamberit s.a.v.s., Ebu Musa r.a. thotë: "Edhe shërbëtori është një nga bamirësit".
1425. - Na ka treguar Osman b. Ebi Shejbe, se, i ka transmetuar Xheriri prej Mensurit, kurse ky nga Shekiku, të cilit i ka thënë Mesruku që e ka dëgjuar Aishen r.a. se ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kur bashkëshortja jep sadakë nga ushqimi i shtëpisë së vet, me maturi, do të ketë shpërblim për dhënie të sadakës, bashkëshorti i saj do të ketë shpërblim për atë çka e ka fituar, a edhe roja gjithashtu, dhe asnjëri prej tyre nuk ia zvoglon shpërblimin tjetrit".
SAKRIFICA MATERIALE BËHET VETËM NGA PASURIA
Kush sakrifikon nga pasuria, duke qenë vetë i nevojshëm, ose anëtarët e familjes janë të nevojshëm, apo ai ka borxh, e kthimi i borxhit është më i rëndësishëm- më urgjent- se dhënia e sadakasë, lirimi i robit ose shpërndarja e dhuratave, ai sakrifikim i refuzohet te All-llahu xh.sh. , sepse nuk guxon të shkatërrohet pasuria e njerëzve.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë
"Kush e merr pasurinë e tjetrit, me qëllim që ta shkatërrojë atë, All-llahu do ta shkattërojë atë, me prijashtim nëse ai është i njohur për durim dhe i jep përparësi tjetrit, edhe pse është edhe vetë i nevojshëm për atë send, siç ka qenë sjellja e Ebu Bekrit, kur në emër të sakrifikimit material e dha të gjithë pasurinë e vet, dhe sikurse janë medinasit që jepnin përparësi imigrantëve, muhaxhirëve, nga Meka".
Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar shkatërrimin e pasurisë, dhe njeriu nuk ka të drejtë që në emër të sakrifikimit material të shkatërrojë pasurinë e njerëzve.
Ka'bi r.a. thotë:
I kam thënë: "O Pejgamber i All-llahut, pasurinë time dua ta japë sadakë, për shkak se mungova në luftën e Tebukut dhe me qëllim të pendimit, te All-llahu dhe Pejgamberi i Tij".
Mbaje një pjesë të pasurisë për vete, sepse kjo është më mirë, - u përgjigj Muhammedi a.s.
Unë do të mbajë pjesën time që kam në Hajber, - i thashë.
1426. - Na ka treguar Abdan (Abdullah b. Osman), të cilit i ka transmetuar Abdullah (b. Mubarek) nga Junusi, këtij i ka treguar Zuhriu të cilit i ka kumtuar Sejjid b. Musejjab se Ebu Hurejre r.a. e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. që ka thënë: "Sakrifica më e mirë materiale është ajo që jepet nga pasuria dhe filloje prej atij që e mban!"
1427. - Na ka treguar Musa b. Ismail, dhe thotë se i ka treguar Vuhejbi, nga Hishami, e ky nga babai i vet, kurse ai nga Hakim b. Hizam r.a. i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Dora e lartë (që jep) është më e mira se dora e poshtme (që pranon sadakën). Fillon me atë që e mban!
Sakrifica materiale më e mirë është nga pasuria. Kush dëshiron modesti dhe ndershmëri, All-llahu do ta bëjë modëst, por kush dëshiron pasuri, All-llahu me atë do ta pasurojë".
1428. - Ky hadith është transmetuar edhe nga Vuhejbi, i cili thotë se atij i ka treguar Hishami nga babai i vet, kurse ky e ka dëgjuar nga Ebu Hurejra.
1429. - Na ka treguar Ebu Nu'man, e këtij Hammad b. Jezid nga Ejjubi kurse këtij Nafiu, kurse ky nga Abdullah(b. Umeri) r.a. që thotë:
" E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. kurse me senedin tjetër, na ka rrëfyer Abdullah b. Mesleme që transmeton nga Maliku e ky nga Nafiu, ndërsa ai prej Abdullah b. Umerit r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., derisa ishte në minber, me të vërtetë e ka përmendur dhënien e sadakës, të përmbajturit nga marrja e sadakës dhe nga të lypurit, duke thënë: "Dora e lartë është më e mirë se dora e poshtme. Dora e epërme është ajo që jep kurse e poshtmja është ajo që lyp".
VËREJTJE NJERIUT PËR ATË ÇKA E JEP
Në bazë të fjalëve të All-llahut:
"Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje,..." (Kur'an, 2:262).
AI QË DËSHIRONTE TË JAPË SA MË PARË
1430. - Na ka treguar Ebu Asimi, duke transmetuar nga Umer b. Seidi, kurse ky nga Ibn Ebi Mulejke, të cilit Ukbe b. Harith r.a. i ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s. na e fali namazin e iqindisë e pastaj me të shpejtë shkoi dhe hyri në banesë të vet. Nuk ndejti gjatë doli. Unë i thash apo iu tha nga të tjerët, kurse ai u përgjegj: "E kam pasë lënë në shtëpi, në emër të sadakës, një copë ari të papërpunuar. E konsiderova si gjë të keqe, ta mbaja në shtëpi gjatë natës, prandaj ua shpërndava".
NXITJA PËR TË DHËNË SAKRIFICA MATERIALE DHE ANGAZHIM PËR ATA
1431. - Na ka treguar Muslimi, të cilit ia ka transmetuar Adijj nga Seid b. Xhubejri, kurse ky nga Ibn Abassi r.a. i cili thotë:
"Pejgamberi s.a.v.s. doli ditën e Bajramit në xhami dhe fali dy reqatë. Nuk fali asgjë përpara as pas kësaj. Pastaj shkoi me Bilallin te gratë dhe u mbajti këshillime, duke i urdhëruar të japin sadakë. Atëherë secila grua hudhi bylyzikat, unazat e gjerdanët".
1432. - Na ka treguar Musa b. Ismail, këtij ia ka transmetuar Abdul-Vahidi nga Ebu Burejda b. Abdullah b. Ebi Burde, i cili thotë se i ka thënë Ebu Burde b. Ebi Musa nga babai i vet r.a. i cili ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s. kur i vinte ndonjë lypës ose kur lypej ndonjë send prej tij, thoshte: "Ndihmohuni dhe angazhohuni (në punë të mira) dhe do të shpërbleheni, kurse All-llahu përmes gojës së Pejgamberit të vet vendos ashtu si do Ai".
1433. - Na ka treguar Sadeka b. Fadl, të cilit ia ka transmetuar Abda nga Hishami, e ky nga Fatimeja kurse kjo nga Esma r.a. e cila ka thënë:
- Pejgamberi s.a.v.s. më ka thënë: "Mos e shtrengo grykën e thesit se të shtrëngon edhe ajo ty".
- Na ka treguar Osman b. Ebi Shejbe I cili transmeton nga Abda që ka thënë: "Mos i numëro, bëmirësitë, se t'i numëron edhe ty All-llahu!".
PËR DHËNIEN E SADAKASË SIPAS MUNDËSISË
1434. - Na ka treguar Ebu Asim, që transmeton nga Inbu Xhurejxhi, kurse sipas senedit tjetër, më ka treguar Muhammed b. Abdurrahman duke transmetuar prej Haxhxhaxh b. Muhammedit, e ky nga Ibn Xhurejxhi i cili ka deklaruar:
- Më ka informuar Ibn Ebi Mulejka, duke transmetuar nga Abbad b. Abdullah b. Zubejri, e ai ka treguar nga Esma b. Ebi Bekr r.a. se ajo ka ardhur te Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Mos e mbaj pasurinë në enë, pa e shpërndarë, e që edhe All-llahu të mbajë ndaj teje! Jep aq sa ke mundësi!"
DHËNIA E SADAKASË I MBULON DISA MËKATE
1435. - Na ka treguar Kutejbe, kurse atij i tregoi Xheriri i cili ka dëgjuar nga A'mashi, e ky nga Ebu Vaili që e kishte dëgjuar Hudhejfen r.a. duke thënë:
Umeri r.a. ka pyetur: "Kush e ka mbajtur mend prej jush fjalën e Pejgamberit s.a.v.s. lidhur me fitnen?"
- Unë, u përgjigj Hudhejfe, e kam mbajtur mend ashtu siç ka folur ai.
- Me të vërtetë ti jë trim- i tha Umeri. -Si ka thënë?
- Sprova (fitneja) e njeriut mund të jetë me familjen e vet, me fëmiun e vet dhe me fqinjin e vet. Këso fitne i mbulon falja e namazit me rregull, sadaka dhe bamirësia.
Sulejmani ka shtuar:
- Ebu Vaili ka thënë edhe: ".falja e namazit, dhënia e sadakës dhe urdhërimi për punë të mira, e ndalimi nga e keqja".
- Nuk është ky qëllimi im - tha Umeri. - Unë mendoj në fitnen (përzirjen ) që do të pështillet sikur vala e detit.
- O sundimtar I muslimanëve - I thash- në atë përzierje nuk ka për ty kurrëfarë dëmi. Është e mbyllur dera ndërmjet teje dhe asaj (fitneje)
- A do të hapet ajo derë a do të thehet? Pyeti Umeri.
- Jo, por do të thehet - I thash - thotë Hudhejfeja.
- E kur do të thehet, a nuk do të mbyllet kurrë më? - pyeti Umeri, përsëri.
- Po , - iu përgjegja thotë Hudhejfe.
- Ebu Vail thotë:
- U frikësuam të pyesimHudhejfen, cila është ajo derë, prandaj I thamë Mesrukut: "Pyete ti!" Ai, thotë Ebu Vail, epyeti, e ai tha:"Umeri r.a."
- A e dinte Umeri se çka mendon ti?
- Po, e ka ditur - u përgjegj ai,- sikurse që dihet se para mëngjezit ka natë; Kjo është e gjithë çka rrëfeva, pa asnjë gabim.
KUSH KA DHËNË SADAKA DUKE QENË POLITEIST E PASTAJ PRANON FENË ISLAME
1436. - Na ka treguar Abdullah b. Muhammed, të cilit I ka thënë Hashimi, të cilit ia ka transmetuar Ma'meri nga Zuhejri, e ky nga Urva, ndërsa ky transmeton Hakim b. Hizamin r.a. I cili ka thënë:
- O Pejgamber I All-llahut, I kam thënë, çka mendon për punët që kam bërë nga devotshmëria në periudhën paraislame: dhënia e sadakës, lirimi I robërve dhe vizita e farefisit, a kam shpërblim për këtë në Ditën e Kijametit?
- E ke pranuar fenë Islame, por edhe për atë të mëparshmen do të kesh të mira - u përgjegj Pejgamberi s.a.v.s.
SHPËRBLIMI I SHËRBËTORIT KUR JEP SADAKË ME URDHËR TË ZOTËRIUT TË VET PA IA DËMTUAR PASURINË
1437. - Na ka treguar Kutejbe b. Seid, këtij ia ka transmetuar Xheriri duke u mbështetur në A'meshin, ndërsa ky prej Ebu Vailit, ky nga Mesruku, kurse ky e ka dëgjuar Aishen r.a. e cila ka thënë:
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kur gruaja jep sadakë nga ushqimi i burrit të vet, pa e dëmtuar me këtë pasurinë, ajo për këtë ka shpërblimin e vet; burri i saj ka shpërblim për atë që ka prodhuar, fituar, kurse shërbëtori gjithashtu, ngase e ka ruajtur".
1438. - Na ka treguar Muhammed b. A'la i cili thotë se i ka treguar Ebu Usame fjalët e Burejd b. Abdullahut, e ky nga Burejdi, ky nga Ebu Musa i cili ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Arkëtari musliman, i besuar, i cili zbatob urdhërin, e ndonjëherë thoshte: ai i cili shpërndanë në tërësi atë çka i urdhërohet, me çka është edhe vetë i kënaqur, dhe sadakën ia ofron atij që i është urdhëruar, ai është njëri nga bëmirësit".
SHPËRBLIMI I GRUAS E CILA JEP SADAKË OSE E USHQEN TË NEVOJSHMIN NGA PASURIA E BURRIT TË VET PA DËMTUAR PASURINË
1439. - Na ka treguar Ademi, këtij treguar Shu'be, të cilit i kanë transmetuar Mensuri dhe A'meshi prej Ebu Vailit, e ky prej Mesrukut, e ky nga Aisheja r.a. ndërsa kjo nga Pejgamberi s.a.v.s. ku gruaja jep sadakë nga pasuria e burrit të vet.
1440. - Na ka treguar Umer b. Hafs, të cilit i ka treguar babai i vet, e këtij ia transmeton A'meshi nga Shekiku, ky prej Mesrukut, ndërsa ky prej Aishes r.a. e cila ka thënë:
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Nëse gruaja e ushqen të nevojshmin, nga shtëpia e burrit të vet, pa ia dëmtuar pasurinë, ajo ka shpërblim për këtë, edhe burri gjithashtu, por edhe ai që e ruan pasurinë: burri shpërblehet që e ka fituar kurse gruaja që e ka shpërndarë
1441. - Na ka treguar Jahja b. Jahja se i ka treguar Xheriri, ky nga Mensuri, e ky nga Shekiku, ky prej Mesrukut të cilit i ka treguar Aisheja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
" Kur bashkëshortja shpërndan ushqim nga shtëpia e vet ose e burrit të vet, pa e dëmtuar pasurinë, për këtë ka shpërblim burri për atë që e ka fituar, por njëlloj edhe rojtari që e ka quajtur".
FJALA E ALL-LLAHUT xh.sh.
"E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të vështirën". (Kur'an, 92 : 5 - 10)
- O Zot! - shton Buhariu - atij që e jep pasurinë e vet të nevojshmëve, kompenzoja.
1442. - Na ka treguar Ismaili i cili ka dëgjuar nga vëllau i vet që i ka treguar Sulejmani nga Muavi b. Ebi Muzerrid i cili ka treguar nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
Nuk ka asnjë ditë që gdhinë e njerëzve, të mos u vijnë dy engjuj: njëri prej tyre thërret: "O Zoti im! Kushdo që i ka dhënë sadakë të nevojshmit jepi kompenzim". Tjetri thotë: O Zoti im! Atij që e ruan pasurinë aq shumë sa që nuk jep asgjë, jepi shkatërrim!".
SHEMBULLI I KOPRRACIT DHE BËMIRËSIT
1443. - Na ka treguar Musa, të cilit i ka treguar Vuhejbi nga Ibn Tavusi, e ky prej babës së vet i cili e ka dëgjuar Ebu Hurejre r.a. i cili thotë:
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Koprraci bëmirësi janë si dy vetë të cilët kanë dy parzmore të metalta", kurse në senedin tjetër, na ka treguar Ebu-l-Jeman, i cili thotë se ia ka transmetuar Shuajbi fjalët e Ebi Zinadit se Abdurrahmani e ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a. e ky ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "Koprraci dhe bëmirësi u ngjajnë dy vetëve me dy prazmore të metalta prej krahërori deri në qafë. Bëmirësi sa herë që jep sadakë parzmorja i zgjatet dhe i zgjerohet derisa i mbulon edhe majet e gishtërinjëve dhe do t'ia fshijë gjurmët që i lënë këmbët e tij në tokë. Sa i përket njeriut koprrac sa herë që të mos dëshirojë të japë diçka çdo verigë e prazmores do t'i ngushtohet dhe ngjitet për trupi, e ky do të përpiqet ta zgjerojë, por nuk i zgjerohet".
Në senedin tjetër thuhet të Ibn Tavusit pason Hasan b. Muslimi që transmeton nga Tavusi: "...në dy prazmore..."
Hudhejfe ka transmetuar nga Tavusi :"...tek të cilët ka dy prazmore..."
1444.- Lejthi thotë: Mua më ka treguar Xheferi prej Ibn Hurmuzit i cili ka thënë: "E kam dëgjuar Ebu Hurejren r.a. si transmeton fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. "...mbi të cilët ka dy mbuloja".
ZEKATI NGA FITIMI ME NDER DHE TREGËTIA
Sipas fjalëve të Lartëmadhërishmit All-llah: "O besimtarë shpenzoni nga ato gjëra të mira që të fitoni dhe prej atyre që u japim nga toka..." deri te fjalët: "...Dhe ta dini se All-llahu është i pasur dhe i denjë për lavdatë". (Kur'an, 2: 267).
SECILI MUSLIMAN ËSHTË I DETYRUAR TË SHPËRNDAJË NGA PASURIA, POR AI QË NUK KA, LE TË BËJE MIRË
1445.- Na ka treguar Muslim b. Ibrahim, e këtij Shu'beja ia transmeton nga Said b. Ebi Burde, e ky nga babai i vet, ndërsa ky nga gjyshi i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Secili musliman është i ngarkuar me sadakë"
- O Pejgamber i All-llahut, po ai që nuk ka -pyetën as-habët.
Do të punojë me duartë e veta dhe do të ketë dobi edhe për vetë edhe do të shpërndajë- u përgjegj Pejgamberi a.s.
- Po nëse nuk gjen punë? - Pyetën të pranishmit.
Do t'i ndihmojë personalisht atij që ka nevojë, të brengosurit, të nëpërkëmburit - tha Muhammedi a.s.
Nëse nuk gjen të tillë? - e pyetën përsëri.
Atëherë le të veprojë ashtu si është mirë dhe të ruhet nga e keqja dhe mbrapshtitë, edhe kjo është sadakë për te.
SASIA QË JEPET NË EMËR TË ZEKATIT DHE SADAKASË DHE RASTI I ATIJ QË E KA DHËNË DELEN
1446.- Na ka treguar Ahmed b. Junus, e këtij Ebu Shihab nga Halid Hadh-dhai, e ky nga Hafs b. Sirin, kurse ky nga Ummi A'tije r.a. e cila ka thënë:
"Nusejbije Ensarijes i është dërguar (nga ana e Pejgamberit a.s.) një dele, dhe ajo pjesë një pjesë të asaj ia dërgoi Aishes r.a. Pejgamberi a.s. pastaj kishte pyetur: A keni ndonjë send ushqim?
Nuk ka, i thash, përveç asaj nga ajo delja që e dërgoi Nusejba (përgjigjet Aisheja).
Jepe atë! Ajo e ka arritur qëllimin e vet - tha ai.
ZEKATI NË ARGJËND - NË TË HOLLA
1447. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf të cilit i ka treguar Maliku nga Amr b. Jahja el-Mazini, që ka dëgjuar babën e vet i cili ka thënë:
- E kam dëgjuar Ebu Seid Hudarin kur tha: "Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
" Nuk jepet zekat për deve që janë më pak së pesë krenë, nuk ka zekat për tufë dhensh më pak se pesë krenë, dhe nuk jepet zekat për prodhime të tokës kur ka më pak se pesë barrë(vesak) ".
Na ka treguar Muhammed b. Muthenna, atij Abdulvehabi të cilit i ka transmetuar Jahja b. Seid nga Amri që ka dëgjuar babën e vet i cili tregon për Ebu Seid Hudarin r.a. që ka thënë: "...këte kështu e kam dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s.".
ZEKATI PËR SENDET E SHTËPISË
Tavusi tregon se Muadhi r.a. u ka thënë jemenasve:
"Më sillni, në emër të zekatit diçka nga sendet shtëpiake: teshë të re ose të vjetër në vend të elbit dhe të grurit, se kjo u vjen më lehtë, kurse për shokët e Pejgamberit, në Medine, është më mirë". Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Halidi ka ndalur për vete prazmoren dhe rekuizitat e veta ushtarake për hirë të rrugës së All-llahut". Shpërndanie pasurinë, qoftë edhe për stolitë tuaja!" Nga kjo nuk ka theksuar në mënyrë të veçantë zekatin, thotë Buhariu.
Në këtë moment secila grua filloi t'i lë në sexhade florinjët eveshit, madje edhe qaforet. Ai nuk e precizoi për sendet shtëpiake arin dhe argjendin.
1448. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullah, e këtij babai i bet të cilit i ka treguar Thumame nga Enesi r.a., kurse këtij i ka shkruar Ebu Bekri r.a. për atë çka All-llahu xh.sh. i ka urdhëruar në mënyrë decidive Pejgamberit të vet:
"Edhe ai zekati i të cilit ka arritur për deve që ka hy në vitin e dytë, por të tillë nuk ka tek ai, ama, ka deve që ka hy në vitin e tretë, ajo do të pranohet prej tij, në emër të zekatit, dhe ai që e pranon këtë zekatë do t'i japë 20 dirhem ose dy dhen për ndryshim-kompenzim. Nëse i ngarkuari me zekatë nuk ka dy vjeçe, siç është e paraparë për zekatë, por do të ketë deve mashkull në vitin e tretë, ajo do të pranohet prej tij, por për këtë nuk pranohet ndryshimi'.
1449. - Na ka treguar Muemmel, këtij i ka treguar Ismaili, e ky nga Ejjubi, ndërsa ai prej Ata b. Rebahit i cili ka thënë:
- Abdullah b. Abbas r.a. ka thënë: "Kam prezentuar kur Pejgamberi i All-llahut falte Bajramin para se të lexohet hytbeja. E hetoi se gratë që prezentonin nuk e dëgjuan, prandaj shkoi tek ato, bashkë me te edhe Bilalli, i cili e shtroi xhyben e vet. Muhammedi a.s. pastaj u mbajti ligjëratë dhe urdhëroi të japin zekatë, dhe secila grua filloi ta zbatoi këtë, ndërsa Ejjubi tregoi me dorë duke prekur veshët dhe fytin (d.m.th. vathët dhe qaforet)".
GJEDHET E NDARA TË DY PRONARËVE NUK BASHKOHEN, POR AS TUFA E BASHKUAR E DY PRONARËVE TË PËRBASHKËT NUK NDAHET
Këtë e ka treguar Salimi i cili e ka dëgjuar nga Ibn Ymeri r.a. kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
1450. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullah Ensari, duke thënë se i ka transmetuar babai i tij, të cilit i ka rrëfyer Usame se i ka thënë Enesi r.a. se Ebu Bekri i ka shkruar ashtu siç i ka urdhëruar Pejgamberi i All-llahut për zekatin dhe se gjedhet e ndara të dy poseduesve nuk bashkohen, kurse të bashkuarat nuk ndahen, me qëllim të shmangies nga zekati.
ZEKATI NË PJESË TË BARABARTA TË DY PRONARËVE KA TË BËJË ME BARAZINË PËR TË DY PRONARËT
Tavus dhe Ata'i kanë thënë:
- Kur e dinë pronarët sasinë e pasurisë së vet, pasuria e tyre nuk mund të trajtohet si tërësi e përbashkët, kurse Sufjani thotë: "Nuk duhet të jepet zekatë derisa nuk bëhen për njërin 40 krenë dhen, dhe për këtë tjetrin 40 dhen"
1451. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullah, kurse këtij babai i vet të cilit i ka treguar Thumame, se i ka treguar Enes, se Ebu Bekri r.a. i ka shkruar atë çka ka caktuar Pejgamberi i Zotit: që zekati për pjesë të barabarta të dy pronarve u referohet të dyve në mënyrë të barabartë.
ZEKATI PËR DEVE
Këtë e kanë përmendur Ebu Bekri, Ebu Dherri dhe Ebu Hurejre r.a. të cilët transmetojnë nga Pejgamberi s.a.v.s.
1452. - Na ka treguar Ali b. Abdullah, këtij i ka treguar Velid b. Muslim, të cilit i transmetoi Evzai prej Ibn Shihabit, kurse ky nga Ata'b Jezid, e ky prej Ebu Jezidit, ndërsa ky prej Ebu Said Hudari r.a. se një beduin e ka pyetur Pejgamberin e Zotit s.a.v.s. për t'u shpërngulur në Medine, dhe i është përgjegjur:
"I mjeri ti! Shpërngulja në Medine është e rëndë. A ke ndonjë deve për të cilat jep zekatë?"
"Po kam " - u përgjegj beduini.
"Vepro kështu edhe mëtëj, pas këtij lumi shpërnguljesh, se All-llahu, pa dyshim, nuk ta zvogëlon aspak punën tënde" - i tha Pejgamberi a.s.
RASTI I ATIJ QË I ARRIN ZEKATI PËR DEVE DYVJEÇARE, POR AI NUK E KA
1453. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullah, kurse këtij baba i vet, të cilit i ka treguar Thumame nga Enesi r.a. se Ebu Bekri r.a. i ka shkruar për kontributin në pasuri që ia ka urdhëruar All-llahu xh.sh. Pejgamberit të vet:
"Pronari, zekati i të cilit i arrin për deve në pesë vjeçe, ai nuk ka ka deve në vjetin e pestë, por ka deve në vitin e katërtë, nga ai do të pranohet ajo deve në vjetin e katërtë dhe bashkë me të do të mbjell edhe dy dhen, nëse i vjen më lehtë, ose njëzet dërhem. Kurse pronari zekati të cilit arrinë për deve në vjetin e katërtë, e ai nuk ka deve në vjetin e katërtë, por ka deve në vjetin e pestë, prej atij do të pranohet ajo deve në vjetin e pestë, por mbledhësit e zekatit do t'i kthejnë njëzet dërhem, dallimin, ose dy dhen.
Pronari, të cilit zekati i arrinë katër vjeçe, por ai nuk ka, ama e ka deven në vjetin e tretë, prej tij, në emër të zekatit do të pranohet deveja në vjetin e tretë por do t'i jepen njëzet dërhem ose dy dhen për kompenzim.
Individi, tek i cili zekati i arrinë deven në vjetin e tretë, e ai ka deve në vjetin e katërtë, prej tij do të pranohet deveja në vjetin e katërtë, kurse mbledhësit e zekatit do t'i paguajnë dallimin prej njëzet dërhemësh ose dy dhen.
Pronari zekati të cilit arrinë deven në vjetin e tretë, por ky nuk e ka, dhe ka deve në vjetin e dytë, prej tij do të pranohet, deveja në vjetin e dytë, por ky do të japë bashkë me të edhe njëzet dërhem ose dy dhen".
ZEKATI NË BAGËTI TË IMTË - DHEN
1454. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullah b. Muthenna el-Ensari, se i ka thënë baba i vet, se i ka treguar Thumame b. Abdullah b. Enes, nga Enesi se Ebu Bekri r.a. kur e ka dërguar për në Bahrejn i ka shkruar këtë letër:
NË EMËR TË ALL-LLAHUT, TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRËPLOTIT
Ky është kontribut i detyrueshëm në pasuri, të cilën e ka caktuar Resulull-llahu s.a.v.s. detyrim për muslimanët, sipas urdhërit të All-llahut që e ka urdhëruar Pejgamberin e vet. Prandaj ai musliman prej të cilit kërkohet zekati sipas normave të poshtëshënuara, le ta japë, kurse atij që i kërkohet sasi më e madhe se ajo, le të mos e japi atë tepricë.
Për 24 deve ose më pak, zekati me dhen, është: për 5 deve jepet një dash. Për tufën prej 25 devesh deri në 35, zekati është një deve femër në vjetin e dytë; kurse në tufën prej 36 devesh deri në 45, zekati është një deve femër në vjetin e tretë.
Për tufën prej 46 deri në 60 deve, zekati është një deve femër në vjetin e katërt dhe barsë(plle), kurse prej 61 deri 75 deve, zekati është një deve në vjetin e pestë. Në tufën prej 76 deri 90, zekati është dy deve në vjetin e tretë, kurse prej 91 deri 120, atëherë zekati është për çdo 40 krerë një deve në vjetin e tretë, kurse në çdo 50 krerë përmbi këto zekati është një deve në vjetin e katërt. Ai që ka vetëm katër deve, nuk jepet zekat për ato, përveç nëse dëshiron pronari i tyre, ndërsa për pesë deve zekati është një dele.
Zekati për bagëti të imta që kanë kaluar në kullosë më tepër se gjysmë viti është, për tufë prej 40 deri 120, një dele. Kur ato shtohen përmbi 120 deri në 200 krerë, zekati është dy dhen, kurse përmbi 200 deri 300, zekati është tre dhen, por kur kalon 300 e më tepër, për çdo qind krerë jepet një dele për zekat. Nëse tufa e një pronari e cila ka kaluar në kullosa më tepër se gjysmë viti është më pak se 40 krerë, nuk ka zekatë për këto, përveçse nëse dëshiron pronari i tyre.
Për argjend (dhe të holla) zekati është një e katërdhjeta pjesë (2.5%), andaj nëse njeriu ka vetëm 190 dërhem, për këtë nuk ka zekatë, vetëm nëse dëshiron pronari në mënyrë vullnetare".
NUK MERRET PËR ZEKATË GJËJA (KAFSHA) PLAKË OSE E VERBËR, AS EDHI, VETËM NËSE DËSHIRON UDHËHEQËSI I ZEKATIT
1455. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullahu nga babai i vet i cili ka ka thënë se ia ka transmetuar Thumame të cilit i ka treguar Enesi, se Ebu Bekri r.a. i ka shkruar çka i ka urdhëruar All-llahu Pejgamberit s.a.v.s. dhe ka përmendur: "Për zekatë nuk jepet lopë shumë e plakur, e verbër, por as edhi, përveç nëse dëshiron udhëheqësi i mbledhjes së zekatit".
PRANIMI (I EDHIT KATËRMUAJSH) NË EMËR TË ZEKATIT
1456. - Na ka treguar Ebu-l-Jeman, të cilit i ka kumtuar Shuajbi i cili transmeton fjalët e Zuhejrit, kurse sipas rendit tjetër; Lejthi ka thënë se i ka treguar Abdurrahman b. Halid, që transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdullah b. Utbe b. Masud, se Ebu Hurejre r.a. ka thënë:
Ebu Bekri r.a. ka thënë: "Pasha All-llahun, po të ma ndalin edhin katërmuajsh, të cilin ja jepnin Pejgamberit të All-llahut në emër të zekatit, unë për këtë ndalesë, do të kisha luftuar kundra tyre me vendosmëri".
1457. -