Tetë hafiz të rinj përfunduan hifzin në Institutin e hifzit në Gjakovë

Në ambientet e Institutit të hifzit “Medreseja e Madhe” në Gjakovë u bë nderimi i 8 hafizlerëve të Kuranit të cilët përfunduan memorizimin e tërë Kuranit. Në këtë eveniment fetar mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava, hoxha i nderuar nga Turqia Osman Nuri Topbash, kryetari i KBI të Gjakovës,Ahmet ef. Hoxha, mushaviri Nevzat Sabri Akin, Kfori turk, familjarë e mysafirë të tjerë.

Në fjalën e tij myftiu Tërnava duke i uruar hafizat e rinj tha se ju ka nderuar Zoti me memorizimin e Kuranit dhe kjo është një arritje për ju dhe neve. Ky numër i madh hafizash ka domethënie të madhe ju jeni një kapital dhe vlerë shumë e çmuar në shoqërinë tonë.
Andaj në emër të familjarëve, hafizave dhe BIRK- ut ju falenderoj juve hoxha i nderuar nga Turqia Osman Nuri Topbash, për kontributin tuaj në Kosovë para dhe pas luftës që po e ndihmoni popullin dhe arsimin e Kosovës si dhe tërë popullin , qeverinë , Diyanetin dhe të gjithë ata që kanë ndihmuarr. Po ashtu ka një koordinim shumë të mirë mes KBI të Gjakovës me juve në të mirë të studentëve”- tha myftiu Tërnava
Më pas një fjalë rasti mbajti edhe Hoxha Osman Nuri Topbash i ciliiju dëshiroi shëndet dhe sukses hafizave në këtë rrugë duke iu thënë se janë bereqet për këtë vend dhe ne po mundohemi ta ndihmojmë Kosovën dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë me myftiun Tërnava.
Ai ka premtuar se do të vazhdojme me misionin për mësimin dhe nxënjes së Kuranit.

Institucion i hifzit në Gjakovë vazhdon punën e saj tanimë 14 vite rradhazi në përkrahje të pandërprerë nga shoqata Aziz Mahmud Hudayi Vakfi në krye me hoxhë Osman Nuri Topbash.
Nga ky Institut deri më tani kanë dalur 4 gjenerata me gjithësej 46 hafizlerë.
Duanë e hifzit e bëri myftiu Tërnava.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme