Reagim nga Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë
Duke marrë shkas nga incidenti i fundit i incizuar nga kamerat tona, ku shfaqen njerëz të papërgjegjshëm duke përdorur fshehurazi objektet fetare për të publikuar idetë e tyre ekstreme në lidhje më zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë informon opinionin publik se e dënon ashpër një akt të tillë të papërgjegjësisë në keqpërdorimin e fesë dhe objekteve fetare, duke theksuar se votimi jo vetëm se është e drejtë kushtetuese por edhe fetare.
Artikulli i kaluar