Botimet e Kryesisë së BIK edhe për bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë

Në kuadër të aksionit “Libri më afër lexuesit”, sot me datë 30 tetor 2019, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese të BIK, z.Ramadan Shkodra dhe zëvendëskryeimami, Fatmir ef. Iljazi, të shoqëruar edhe nga kryetari i Këshillit të BI të Gjakovës, Ahmet ef. Hoxha, vizituan bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ku u pritën nga drejtori i bibliotekës, z. Engjëll Berisha.

Drejtori i bibliotekës i njohu zyrtarët e Kryesisë së BIK me historikun, fondin, librat, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet biblioteka “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.
Ndërsa, drejtori për Kulturë e Veprimtari Botuese në Kryesinë e BIK, e njohu nikoqirin me historikun e veprimtarisë botuese në kuadër të BIK, si dhe për qëllimin e aksionit “Libri më afër lexuesit”.
Përfaqësuesit e BIK i dhuruan bibliotekës “Ibrahim Rugova” botimet e Kryesisë së BIK, respektivisht Shtëpisë Botuese “Dituria Islame” prej 113 tituj në 337 kopje të fushave e disiplinave të ndryshme.
Aksioni “Libri më afër lexuesit” do të vazhdojë ditëve në vazhdim edhe në qendrat tjera në Kosovës dhe viset të tjera shqiptare.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani