Myftiu Tërnava për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Me ftesë të Sekretarit Gjeneral të Ligës së Botës Islame – RABITA-s, dr. Muhamed Abdulkerim Alisa, kryetari i i Bashkësisë Islame të Kosovës , Myftiu Naim ef. Tërnava po merr pjesë në mbledhjen e 44-të të Këshillit të lartë të RABITAS.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e Këshillit të Lartë të RABITAS, në mesin e të cilëve myftinj, ministra, ulema dhe dijetarë të shquar të botës islame si dhe personalitete të ndryshme fetare, udhëheqës të botës Islame.
Në mbledhje u diskutuan çështje të shumta të botës islame dhe aktualitete, ndikmi i tyre dhe roli i liderve fetarë , si dhe u diskutuan edhe çështjet bashkëkohore fetare.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme u thememlua edhe shpërblimi i Institutit Islamik të Fikhut, i cili do të nxitë hulumtimim dhe të shpërblejë hulumtuesit, institucionet, iniciativat dhe organizatat që merren me studime të çështjeve të fikhut.












Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme