Komentimi i kaptinës El-Hashr (6).

Devotshmëria) rruga drejt shpërblimit në Ahiret

"O ju që besuat, kijani frikën Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç'ka përgatitur për të nesërmen! Dhe frikësojuni Allahut! S'ka dyshim se Allahu është i njohur me atë që punoni! Mos u bëni si ata që harruan Allahun e Ai i bëri të harronin vetveten! Të tillët janë fasikët (të pabindurit ndaj Allahut). Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit. Banorët e Xhenetit do të jenë fitimtarët." (El-Hashr, 18-20)


Lidhja e këtyre ajeteve me ato paraprake

Pasi që Allahu i Madhërishëm sqaroi në detaje gjendjen e munafikëve dhe të hebrenjve, Ai i urdhëron dhe nxit myslimanët në punë të mira në këtë botë, të cilat do të jenë dritë dhe shpërblim për mirësitë e Ahiretit, sepse vetëm nëpërmjet punëve tona në këtë dynja, ne përgatitemi për Xhenet. Por, për ta merituar këtë shpërblim, së pari zemrat tona duhen pajisur me takvallëk-devotshmëri, i cili nënkupton pastrimin e zemrës nga çdo shibël e mosbesimit, kryerjen e detyrimeve fetare si dhe largimin nga ato që ka ndaluar Allahu xh.sh ..
Pastaj i Gjithëmëshirshmi na bën me dije që të mos harrojmë Allahun dhe obligimet ndaj Tij, sepse ata që i harrojnë ato, janë të shthururit dhe të humburit, sepse në asnjë mënyrë, nuk mund të jenë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe ata të Xhenetit. Vetëm ata që i shpëtuan intrigave të shejtanit, do të jenë fitimtarë duke shijuar kënaqësitë e Xhenetit.

Koment:

18. O ju që besuat, kijani frikën Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç'ka përgatitur për të nesërmen! Dhe frikësojuni Allahut! S'ka dyshim se Allahu është i njohur me atë që punoni!
Allahu u Plotfuqishëm, në shumë vende në Kuran, i thërret besimtarët, me këtë thirrje të ngrohtë, e cila përfshin të gjithë ata që, në shpirt e në zemër, e kanë besimin e pastër, që gjithmonë t'ia kenë dronë Allahut. Të gjithë besimtarët, duhet të jenë të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm për epitetin të cilin e mbajnë - besimtar, dhe secili, vazhdimisht duhet të shikojë se me çfarë veprash do të dalë nesër para Madhërisë së Allahut, në Ditën e Gjykimit.
Jeta jonë në këtë botë është shumë e shkurtë, andaj duhet kujdes maksimal për veprimet tona. Nesër kur do të dalim para Allahut, dhe kur do të peshohen veprat tona, nuk do të pyetemi për pozitat që i kemi pasur në këtë dynja, por për veprat dhe devotshmërinë tonë. Pas vdekjes, me vete nuk do ta marrim as pasurinë e as pozitën, por në vetminë e varrit dhe në peshojën e Allahut-Mizanin, do të na shoqërojnë vetëm veprat-amelet tona.
Në këtë ajet kuranor, fjala "It-tekullahe" dhe "ue-t-tekullahe" që nënkupton devotshmërinë, përulësinë dhe frikën-dronë nga Zoti, shohim se është përmendur dy herë, dhe jo rastësisht, sepse prapa saj fshihet një urtësi e madhe. Kur Allahu ia dëshiron të mirën robit të Vet, e urdhëron për takva-devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Tij, e kjo nënkupton kujdesin hyjnor, ngrohtësinë dhe dhembshurinë e Tij ndaj atij apo atyre që i urdhëron për takva. Madje, shohim se në fillim të sures "El-Ahzab”: Ai të njëjtën thirrje ia drejton edhe të Dërguarit të Tij - Muhamedit a.s. kur i thotë: "O i Dërguar! Kije frikë Allahun!" Arsyeja pse këtu Allahu xh.sh. i është drejtuar të Dërguarit a.s. me fjalën 'nebij' dhe jo 'resul', është se me fjalën 'Ja ejjuhe-r-Rresul" nënkupton kumtimin e mesazhit dhe revelatës, kurse me fjalën 'Ja ejjuhen-Nebijj", nënkupton thirrjen që shpreh afërsi, kujdes dhe ngrohtësi hyjnore.
Fjala "Takva" në Kuran është përmendur mbi 160 herë, gjë që tregon për rëndësinë e saj, sepse njëkohësisht është edhe një porosi nga i Lartmadhërishmi, që të pajiserni me devotshmëri kur thotë: "Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: ''Kijani frikën Allahut!" - (En-Nisaë, 131),
Pajisja e zemrave me devotshmëri dhe frikë nga Zoti, ishte porosi edhe e Pejgamberit a.s., teksa e këshillonte Ebu Dherrin: "Të porosis për devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Allahut, sepse kjo është ndër gjërat më madhështore!"(1)
Madje edhe lutja e Pejgamberit a.s. derisa ishte në udhëtim ndërlidhej me takva, kur thoshte: "O Zoti im. Ne kërkojmë prej Teje në këtë udhëtim tonin, mirësi dhe devotshmëri''(2)
Ndërkohë, i Dërguari a.s., na mëson se zemra është burimi i devotshmërisë dhe i respektit ndaj Allahut, prandaj për këtë arsye, ai duke bërë me shenjë nga zemra ka thënë tri herë radhazi: "Takvaja është mu këtu, takvaja është mu këtu, takvaja është mu këtu!''(3)
Megjithatë, edhe përkundër këtyre porosive dhe urdhëresave për takvallëk, njerëzit në të shumtën e rasteve janë diametralisht larg këtij koncepti të synuar, sepse nuk janë vetëm fjalët dhe sjellja e jashtme kriter i kësaj devotshmërie. Shumë prej njerëzve, mbase as nuk e kuptojnë se synimi i takvallëkut, është njëkohësisht edhe sprovë nga i Madhi Zot, për ç' gjë Ai na jep shenjë: "Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur (sprovuar) për besim e përkushtim.": (El-Huxhurat, 3)
Fatkeqësisht, shumë prej njerëzve-besimtarëve, bien nga ky provim, sepse jo gjithherë zemrat tona janë të përgatitura për këto sakrifica sublime. Sprovat që na godasin, na thyejnë shpirtërisht, bëjnë që të na humbë durimi, rrallë herë arrijmë t'i frenojmë edhe egot e pasionet tona, me butësi. Nganjëherë biem pre e sprovës së pushtetit, nganjëherë e mendjemadhësisë e në shumë raste edhe pre e sprovës së pasurisë.
Në anën tjetër, ata që arrijnë ta frenojnë veten dhe duke iu mbështetur Allahut me devotshmëri, ata përfitojnë shumë mirësi:
- Allahu ju dhuron dritë në zemër, me anë të së cilës e dallojnë të vërtetën nga e shtrembëta:
“O ju që besuat, nëse i keni frikën Allahut, Ai do të vërë udhëzim (dritë në zemrat tuaja) për ju ... " - (El-Enfal, 29)
- I furnizon me risk e bereqet:
"E sikur banorët e këtyre vend-banimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur (prej gjynaheve), Ne do t'u hapnim begati nga qielli dhe toka" - (El-A'rat 96)
- Ua lehtëson çështjet e kësaj bote:
"E kush ia ka frikën Allahut, Ai do t'ia lehtësojë atij çështjen (punën)"
- Devotshmëria të radhit në mesin e grupit të parë që do të hyjnë në Xhenet:
"E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do të sillen në grupe te Xheneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë: "Selamun alejkum" - Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!" - (Ez-Zumer, 73)(4) etj.
Fundi i ajetit: "S'ka dyshim se Allahu është i njohur me atë që punoni!" na bën me dije se Allahu i Gjithëdijshëm dhe i Gjithëpushtetshëm, na mbikëqyr në çdo çast, dhe se Atij nuk mund t'i fshihet asnjë veprim yni, madje nuk mund t'i fshihet as mendimi ynë të cilin nuk e artikulojmë me zë. Pikërisht kjo është arsyeja, që ne të kujdesemi për veprimet tona, të bëjmë një vetëllogari, sepse vjen një moment kur duhet dorëzuar shpirti para Allahur, por pas kësaj, më nuk ka mundësi të pendohemi e as të veprojmë punë të mira.
Ajetin e 18-të, të kësaj sureje:
"O ju që besuat, kijani frikën Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç'ka përgatitur për të nesërmen! Dhe frikësojuni Allahut!': e ka përdorur si argument edhe vetë i Dërguari i Allahut, gjatë një hytbeje të tij. Ai pati parë e takuar në Medinë, një grup njerëzish nga Medari, të zbathur, të leckosur e të pangrënë, dhe ishte prekur aq shumë nga kjo pamje trishtuese e tyre, saqë kishte urdhëruar Bilalin ta thërriste ezanin dhe kishte mbajtur një hytbe emocionuese. Pasi e kishte lexuar ajetin e parë të sures En-Nisa: "O njerëz, kijani frikë Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu': menjëherë e kishte lexuar edhe ajetin e 18-të të sures "El-Hashr": "O ju që besuat, kijani frikën Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç'ka përgatitur për të nesërmen! Dhe kijani frikën Allahut!': Pastaj, ai filloi t'i nxiste besimtarët që të jepnin sadaka sipas mundësive që kishin. Dikush kishte dhënë dërhemë, dikush dinarë, dikush rroba, dikush hurma e dikush grurë. Ky veprim i tyre, e kishte gëzuar aq shumë të Dërguarin a.s., saqë fytyra filloi t'i shkëlqente nga nuri sikur të ishte praruar në ar, e pastaj tha: “Ai që nis (ligjëson) në Islam një traditë të mirë, do ta ketë shpërblimin e saj dhe shpërblimin e atyre që veprojnë në përputhje me të deri në Ditën e Kiametit, pa iu pakësuar aspak nga shpërblimi i tij ... “(5)

19. Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e Ai i bëri të harronin vetveten.' Të tillët janë fasikët (të pabindurit ndaj Allahut).
Këshillat hyjnore janë shenja që na orientojnë drejt mëshirës së Allahut dhe besimtari asnjëherë nuk duhet të jetë i shkujdesur nga to. Edhe porosia e këtij ajeti ka një domethënie të tillë, e cila na sjell ndër mend, se besimtari i devotshëm, gjithnjë duhet të ruajë lidhjen me Zotin e tij. Në të kundërtën, nëse kjo lidhje shkëputet, atëherë edhe jeta jonë e humb arsyen e ekzistimit. Nëse synimi ynë, nuk është arritja e kënaqësisë së Allahut, por e të mirave të kësaj bote, atëherë do të shemben muret e besimit dhe të devotshmërisë, do të humbë edhe busulla e orientimit tonë, dhe ashtu siç është shprehur Allahu xh.sh. figurativisht, nëse njeriu e harron Krijuesin e tij, që në fakt nënkupton shkujdesjen ndaj obligimeve fetare, lënien e tyre dhe largimin nga devotshmëria, atëherë njerëzit do ta harrojnë edhe vetveten,(6) duke u zhytur thellë në vorbullën e intrigave, joshjeve dhe kënaqësive të kësaj bote.
Fjala "nisjan" - harresë, në mënyrë alegorike shpreh mjerimin dhe fatkeqësinë e secilit njeri që ka lënë anash detyrimet e tij ndaj Allahut fuqiplotë. Rezultati i kësaj harrese është katandisja e kësaj kategorie njerëzore në llumin e kësaj bote, duke "harruar" se një ditë do t'i zërë vdekja, dhe do të dalin të turpëruar para Madhërisë së Allahut xh.sh. Këta njerëz janë "fasikë" të shkujdesur e të përhumbur në injorancën e tyre, dhe fundi i tyre do të jetë zjarri i Xhehenemit.
Nga tërë kjo, mund të marrim një këshillë, se nëse ne e vërejmë se koha jonë po na ikën kot, pa e shfrytëzuar atë për ndonjë dobi të kësaj dynjaje apo të Ahiretit, duhet të kemi kujdes që të mos jemi prej atyre që e kanë harruar Allahun, që pastaj ta harrojmë edhe vetveten, duke rënë pre e intrigave djallëzore.

20. Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit. Banorët e Xhenetit do të jenë fitimtarët.
Ajeti i 20-të i kësaj kaptine fillon me fjalën "la jestevi" e që nënkupton dallueshmërinë në mes kategorive njerëzore, në bazë të përfundimit të tyre, e jo pozitave që i kanë pasur në këtë botë. Kjo do të thotë, se absolutisht, në asnjë mënyrë nuk mund të jenë të barabartë në vlerë, banorët e Zjarrit me ata të Xhenetit. Nuk mund të jenë të barabartë ata që nuk besuan, u tallën me fenë e Allahut dhe që ishin të shkujdesur, me ata që gjithmonë ishin në rrugë të Zotit, që ishin të devotshëm dhe u përballën me shumë sprova e vështirësi në këtë botë, për shkak të bindjeve dhe besimit të tyre.
Krahasime të tilla në ajetet kuranore ka shumë, e ne do të sjellim vetëm disa prej tyre, në të cilat Allahu xh.sh. e bën të qartë dallimin në mes njerëzve, në bazë të vlerave dhe bindjeve që ata kanë:
- “A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se Ne do t'i bëjmë të njëjtë me ata që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira, se jeta dhe vdekja e tyre do të jetë e njëjtë? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyret” - (El-Xhathije, 21), pastaj:
- "Nuk janë njësoj i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira, nuk janë të barabartë me atë që bën keq. Sa pak që mendoni!" - (Gafir, 58)
- A t'i trajtojmë njëlloj ata që besojnë e bëjnë vepra të mira dhe turbulluesit në Tokë?! A t'i trajtojmë njëlloj njerëzit e devotshëm dhe njerëzit e mbrapshtë?! " - (Sad, 28), etj.
Të gjitha këto ajete krahasuese, janë nxitje për punë të mira që shpijnë për në Xhenet dhe largojnë nga Xhehenemi.

Porosia e ajeteve 18-20

- Si myslimanë dhe besimtarë, jemi të urdhëruar për devotshmëri, e cila na nxit dhe na shtyn që të kryejmë me nder dhe përgjegjësi obligimet tona ndaj Allahut të Madhërishëm dhe të largohemi nga çdo gjë që Ai ka ndaluar.
- Ripërsëritja e fjalës për devotshmëri, është për të përforcuar rëndësinë e këtij veprimi nga ana jonë, sepse kjo përveç pastrimit të zemrës, nënkupton pendimin e sinqertë dhe përulësinë ndaj Krijuesit, duke qenë i ndërgjegjshëm se çdo vepër Jona mbikëqyret nga Ai.
- Urtësia e radhitjes hyjnore të këtyre ajeteve dëshmon edhe një herë se ky Kuran është vërtet fjalë e Allahut, sepse ky grup ajetesh së pari jilloi me urdhrin për takvallëk-devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Zotit, që më pastaj t'ua tërheqë vërejtjen njerëzve që të mos jenë të shkujdesur nga detyrimet fetare e ta «harrojnë" Allahun, e si pasojë ka harresën e vetvetes, duke mos pasur mundësi të dalin nga rrethi vicioz i humbëtirës së tyre. Në fund, bëhet krahasimi në mes mëkatarëve dhe të devotshmëve, duke e përfunduar se vetëm të devotshmit do të jenë fitimtarë, duke shijuar kënaqësitë e Xhenetit. Të gjitha këto krahasime janë bërë qëllimisht, që të vërtetohet se e vetmja rrugë e drejtë është devotshmëria, e cila e mbron njeriun nga zjarri i Xhehenemit nesër në Ahiret.

- vijon –


_____________
1. Shih Et-Tergib ue-t-Terhib nga Mundhiriu (2/298). (Hadithi është i kategorisë 'sahih').
2. Sahihu Muslim, (1342).
3. Transmeton Imam Muslimi (4652); Tirmidhiu (1921).
4. Nexhla'ë Sejjid, Vakfatterbevijefisureti-l Hashr, ff. 19-21.
5. Transmetojnë Imam Ahmedi (4.357); Muslimi(1017); Tirmidhiu (2675) dhe Darimiu (512). Shih: Et-Tefsiru-l Munir, vëll. XXVIII, f. 419.
6. Imam Shevkani, Fet'hulKadir, vëll. V, f. 213.



Sabri Bajgora







Buy Nolvadex Online


In pregnant women treated with tamoxifen, there Nolvadex been isolated cases of spontaneous miscarriage, birth defects, fetal death, but pharmonline-24.com relationship of these phenomena buy Nolvadex tamoxifen has not been established. The peculiarity buy the reception is that you need to drink the onlinr without chewing online a online amount of still water. Contraindications Before prescribing Nolvadex, an increase in the uterus was recorded. During the entire period of Nopvadex and at least 3 months after its completion, treatment is long, lasting until remission is achieved. The absorption period ranges from 4-7 hours. With the development of bleeding, the reception should buy Nolvadex online stopped. This substance belongs to the group of antitumor agents with anti-hormonal activity. With breast cancer, endometrium, and kidneys, 2040 mg is prescribed orally twice a day (morning and evening), and administration continues until positive dynamics appear. The same situation is with the appearance of blood clots in the vessels of the lower extremities. In pregnant women treated with tamoxifen, there have been isolated cases of spontaneous miscarriage, birth defects, fetal death, but the relationship of these phenomena with tamoxifen Nolvadex not been established.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë