Mësimet që duhet të nxjerrim nga sprova e virusit korona

E nderuar nënë! E nderuar motër!

Mblidhu së bashku me anëtarët e familjes sate dhe diskuto mbi mësimet që duhet të marrim prej sprovës së virusit korona:

1-Mësoji ata se, virusi i koronës është një krijesë prej krijesave të Allahut.
2-Mësoji ata se, kjo krijesë nuk vjen që të na largojë nga Rruga e Drejtë, por ka ardhur të na korrigjojë rrugën dhe si rrjedhojë të përmirësohen zemrat, drejtimi dhe të zgjohen të përgjumurit.
3-Mësoji ata se, kjo krijesë nuk vjen të përhapë frikë në zemrat tona, por qetësi dhe përgëzim se ne jemi në rrugën e profetëve.
4- Mësoji ata se, kjo krijesë sado që të ndryshojë emri i tij, ai nuk vjen të përhapë shqetësimin dhe ankthin, por të dëshmojë të vërtetën e sprovës, me qëllim që Allahu të dallojë të sinqertin nga gënjeshtari, të kultivohet durimi dhe t'ua ngrejë gradat durimtarëve.
5-Mësoji ata se, kjo krijesë nuk ka ardhur vetëm që të vendosim maska, të pastrojmë duart, trupin, por të na mësojë se si të kultivojmë në zemrat dhe shpirtrat tanë devotshmërinë, dhe t'i pastrojmë zemrat nga gjynahet.
6-Mësoji ata se, kjo krijesë nuk ka ardhur të sjellë vdekjen, por të trokasë në zemrat e "vdekura", t'u kujtojë atyre se po vjen koha për t'u kthyer tek Allahu, dhe të zgjohen përpara se të vijë vdekja.
7- Mësoji ata se, kjo krijesë u bë shkak që ne të mbyllemi në shtëpi, e të agjërojmë ditët borxh, të falim namaz, të lexojmë pjesë të Kuranit, të cilin e kemi lënë diku në qoshe të raftit të librave.
8-Mësoji ata se, kjo krijesë erdhi me nxitim për të na lajmëruar se i Gjithëmëshirshmi është mallëngjyer për zemrat e shkujdesura e kështu Zbriti sprovën, që ne t'i ngrejmë duart e t'i lutemi vetëm Allahut.
9-Mësoji ata se, kësaj krijese, e cila gati sa nuk shihet me sy të lirë, i janë gjunjëzuar qeveritë, organizatat dhe vendet e zhvilluara, të cilat për shkak të tij, i mbyllën objektet e kultit fetar, institucionet arsimore, shëndetësore dhe shtetërore, për të njoftuar dobësinë e tyre në përballjen me të. Atëherë, si do të jetë cështja nesër kur të dalim para Zotit të kësaj krjese, në ditën e cila do të jetë sa pesëdhjetë mijë vite?!
10- Mësoji ata se, kjo krijesë erdhi me nxitim, e për t'u përhapur me nxitim, pa paralajmërim, me qëllim të të kujtojë ty se dera e pendimit do të mbyllet pa paralajmërim; dielli do të lindë nga perëndimi i tij pa paralajmërim, dhe engjëlli i vdekjes do të vijë pa paralajmërim! Atëherë, cfarë do të bësh?
11- Së fundmi, mësoji ata dhe zemrën tënde se, sadakaja (lëmosha) bëhet shkak për mbylljen e shtatëdhjetë portave të fatkeqësive, dhe se lutja ndryshon rrugët e kaderit (caktimit).
Prandaj përmbaju rrugës së Zotit që të shpëtosh!

Allahu ju ruajtë e ju ndihmoftë!



Huazuar nga gruaja.org


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme