KBIGJ ka ndërmarrë masa preventive për ndalimin e përhapjes së Coronavirusit
Në vazhdën e masave preventive për ndalimin e përhapjes së pandemisë globale të njohur si Corona Virus, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka filluar sot me dizenfiktimin e xhamive dhe objeteve tjera të KBIGJ-së.
Sot është bërë dezinfektimi i zyrave të KBIGJ-së dhe objektit të pastrimit të kufomave. Xhamitë: Hadum, Qyl, Sofe, Hanke, Gece, Fetah Agë, Gerqar, Haxhi Ymer, Xhamia e Re dhe Mejtepi i Hali Efendisë.
Nesër do të vazhdohet me Xhaminë në Koloni dhe xhamite e fshatrave që gjenden në tërë teritorin e komunës së Gjakovës.