Medreseja e Mesme “Alauddin” njofton të gjithë nxënësit në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren se, nga nesër (e hënë) do të filloj me mësimin në distancë (online).
Drejtoria e shkollës bashkë me të gjithë mësimdhënësit/et kanë marr hapat e nevojshëm në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe logjistike.
Orari mësimor do të shpërndahet nga kujdestarët e klasave tek nxënësit gjatë ditës së sotme.
“Prezantimi në orët e mësimit nëpërmjet platformës “Zoom” përveç që është i dobishëm për nxënësit, është edhe i domosdoshëm. Kështu, do të mundohemi bashkë të kompensojmë deri në një masë mësimin e rregullt deri në krijimin e kushteve për mbarëvajtje të mësimit normal në shkollë. Lusim Allahun që të na jep bereqet në punën tonë dhe të na mundësoj që shumë shpejt të kthehemi në bankat e shkollës!”, thuhet në një njoftim të MM “Alauddin”