Medreseseja e Mesme Alauddin sot edhe zyrtarisht ka filluar procesin mësimor në distancë (online) me nxënësit e të gjitha paraleleve të veta në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.
“Prezenca e nxënësve në klasat virtuale tregonte qartë për mirëpritjen e kësaj iniciative të stafit të Medresesë Alauddin. Tani për tani, dhe në këto rrethana që gjendemi puna e mësimit në distancë planifikohet të vazhdohet deri kur të normalizohet situata nga Pandemia Covid 19.
Drejtoria e Medresesë Alauddin shpreh admirim për gjithë stafin e mësimdhënësve, për punën e tyre të bërë në rifillimin e procesit arsimor nëpërmjet platformës “Zoom” dhe ju dëshiron suksese në punë!
Lusim Allahun të ruaj secilin nga ne dhe të na jep suksese në punën tonë!”
thuhet në njoftimin e M.M. “Alauddin”.