Mustafë ef. Dervisholli - (1939-2020)

Ditën e premten (e xhuma), më datë 22.05.2020, në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një sëmundje të rëndë në moshën 81 vjeçare, ka ndërruar jetë, imami, mual-limi, hatibi, veprimtari, atdhetari, veterani i thirrjes në Islam, Mustafë ef. Dervisholli.


(Biografi)


U lind më 9 maj 1939 në Obranq. Filloren katërvjeçare e kreu në fshat, kurse në vitin 1951 regjistrohet në Medresenë e Ulët të Prishtinës, të cilën e mbaron në 1954. Para se të përfundonte Medresenë e mesme, në moshën 21 vjeçare inkuadrohet si imam në xhaminë “Alauddin” - në vitin 1960 dhe aty punon deri në qershor 1963. Në korrik të po atij viti, me anë të një dekreti, kalon në Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës si sekretar, imam dhe arkëtar. Tre vjetët e para ka shërbyer si imam në xhaminë e Hankës, deri më 1967, kurse më pastaj ka qenë imam në xhaminë e Mahmut Pashës - deri në vitin 1981. Por nga janari deri në dhjetor 1977 ka shërbyer si sekretar në medresenë e mesme “ Alauddin” të Prishtinës.
Haxhi Ismajl Hakia kishte kërkuar që të kthehej prapë në Gjakovë, dhe kështu vazhdon atje deri në gusht të vitit 1981, kur edhe u punësua si referent financiarë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, një punë që e kreu deri në pension, në vitin 2006. Pasi vdiq mulla Ademi Dobërdubi, imam në Xhaminë e Çarshisë, u propozua të bëhej imam në këtë xhami nga viti 1982 deri në 2006.
Si i ri, në xhami dhe në ndenjje ngrinte zërin fuqishëm dhe ashpër kundër sistemit komunist. Megjithëkëtë, me gjithë diskutimet e tija u pat patën thirrur disa herë në “biseda informative” në sekretariatin e Gjakovës, ku iu pat tërhequr vërejtja. Ai nëpër ndenjje, thoshte “Sistemi komunist është kundër ndjenjave njerëzore. Ky sistem është sikur me të rrahë shuplakë e gjaku me të dalë në thembra të këmbëve”. Pavarësisht nga presionet, ai prapë vazhdonte me këmbëngulje në punë dhe aspak nuk luhateshe në qëndrimet e tija.
Sa ishte në Gjakovë, në vitin 1977 kishte përfunduar shkollën e naltë pedagogjike (histori-gjeografi). Kishte dëshirë të vazhdonte shkollimin por kishte pasur mundësi,
Kishte pasur rastin që të mësonte leximin e Kur’anit ashtu siç duhet tek hfz. Isak Sylejmani (turk), i cili ishte profesionist i leximit të Kur’anit (kurra), por edhe vërejtjet e hoxhallarëve më të moshuar i kishte marrë me seriozitet, por edhe nga radioja që dëgjonte në atë kohë.
Marrëdhëniet e tija me xhematin, si në Gjakovë ashtu dhe në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, ishin në nivelin maksimal të bashkëpunimit. Kur kishte dalë në pension, disa nga xhematlinjtë kishin qarë edhe me zë nga mërzia, po edhe lagjja banorët kishin pas dalur për të përcjellë që ishin momente të pa përshkruara dhe të paharruara, që kishin një domethënie të madhe për të.

Allahu e mëshiroftë hoxhën tonë dhe e lartësoftë në xhenete.


Artikulli i kaluar
Mulla Emin Ali Zhitia

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë