Plaku dhe anija e prishur


Motori i një anije të madhe u prish . . .

Pronari i anijes ftoi shumë ekspertë, por asnjëri nuk mundi ta rregullojë motorin. Më në fund sollën një plak i cili i rregullonte anijet që nga fëmijëria. Me vete kishte një çantë të madhe me vegla. E shikoi me kujdes motorin nga maja deri në fund.
Pas shikimit detal, plaku nxori nga çanta një çekan dhe goditi me të një pjesë të motorit. Menjëherë pas kësaj motori filloi të punonte dhe u rregullua. Pas një jave pronari i anijes e mori një llogari nga plaku në shumë prej 10.000 dollarësh.
- Çka?! Fare pak bëri mund! - bërtiti pronari.
I shkroi plakut një mesazh: - Të lutem, më sill llogarinë me specifikacionet tua!
Plaku u përgjigj me mesazhin vijues: - Goditja me çekan - 2 dollarë! Të dish ku të godasësh - 9.998 dollarë!
Mundi është i rëndësishëm, por dituria në islam ka vlerë të madhe. Me të do të kemi dobi në këtë dhe në botën tjetër.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta