Pavarsia ekonomike dhe hapat drejt saj

Unë jam Vajada Keçi dhe ky shkrim vjen në vazhdën e një serie e cila ka për qëllin fuqizimin e femrës muslimane në aspektin ekonomik duke u nisur nga aftësimi i saj për të ndryshuar mëndësinë nga ajo e dorëzimit përballë pamundësisë për t’u fuqizuar ekonomikish, në mëndësinë se ajo mund të arrijë gjithçka me mbështetjen e të Madhit Zot.

Por më parë duhet të dije se se ccfarë ajo realisht do, dhe se cilat janë mundësitë e saj reale për t’i vënë vetes si synim në jetë dhe për t’i kurorëzuar ëndrrat e saj me sukses.

Nëse ke mundësi:

Mblidh cdo ditë nga 1 mijë lek (1 Euro), dhe vendosi në një vënd të sigurt për t’i pasur në momente nevoje. Me ccdo kusht, kurse një shumë parash dhe mbaji ato për raste rreziku ekstrem, në mënyrë që ccka do që të ndodh në jetën tënde, ti të dalësh në rrugë me së paku një shumë parash me të cilat të mund të mbijesosh, të strehohesh, të ushqehesh nëse je absolutisht pa përkrahje. Por edhe nëse del nga shtëpia dhe strehohesh në një vënd të sigurt, të paktën të kesh nje shumë parash gjer sa të gjesh një punë për të mbajtur veten dhe fëmijët. Gjej mënyrën dhe ruaj patjetër një shumë parash për veten tënde. Mund të të shpëtojnë jetën!

A ka alternativa?

Vetë Islami e ka mbrojtur figurën e gruas muslimane me shumë forma të pavarësisë financiare. E drejta e saj për të pasur një kapital ekonomik qoftë nga trashegimia apo qoftë edhe nga puna e saj është një risi e pa precedent në mënyrën e trajtimit të këti kapitali në ballancat familjare: “gruaja muslimane, është e liruar nga detyrimi i të dorëzuarit të pasurisë së saj burrit” kaq e thjeshtë. Ajo që është e gruas i mbetet gruas. Askush nuk ka te drejtë t’ja prekë asaj pasurinë pa dëshirën dhe vullnetin e saj të pastër. Asnjë presion nga partneri, asnjë ngushtim nuk duhet toleruar që ajo të dorëzojë qoftë edhe një qindarkë aty ku nuk do.

Më kujtohen fjalët e miliarderit Robert Kiyosaki (Autori i “Rich dad poor dad”) i cili përshkruante se si e kishte nxitur gruan e tij të mrekullueshme Kim Kiyosaki t’i hynte botës së biznesit. Ai tregon, se në fillim ajo kishte shumë frikë dhe refuzonte të investonte shuma parash në nisjen e një biznesi, por ai nguli këmbë sa i tha: “unë dëshiroj që ti të kesh aq shumë para të fituara nga ti, sa të qëndrosh me mua për dashuri”. Sot Kim, zotëron pasurinë e saj kolosale. Një burrë i sigurt në vetvete, është i lumtur nga suksesi i bashkeshortes se tij. Një grua inteligjente, duhet ta kërkoj lumturinë duke dashuruar së pari veten e saj, më shumë se çdo ta dashuronte çdo krijesë tjetër.

Një veshtrim mbi zgjidhjen e mundshme

Kurse për ditë të vështira
Gjej pasionin tënd.
Merr kurajo dhe nis biznesin tënd duke u bazuar në këtë pasion.
Nese nuk din si bëhet, pyet ata që dinë.
Ka shumë persona të cilët janë të gatshëm të të ndihmojnë, por duhet ti ta ngresh veten tënde nga situata që gjëndesh. Duhet ti ta marresh në dorë jetën tënde sado e vështirë të duket për momentin. Të kërkosh një zgjidhje. Pyet. Lutju Allahut. Do të vijë patjetër edhe për ty një rrugëzgjidhje Nëse ti nuk e lartëson veten tënde, atëhere kush do ta bëj për ty. Nëse ti e lejon që e tashmja të jetë ashtu si e djeshmja jote, ateherë çka mendon se do të jetë e ardhmja jote?

Të ftoj të shpërndash këtë material edhe tek miqt tuaj të cilët mund të jenë në kërkim të këtyre informacioneve ndaj dhe ndihma juaj do të ishte shumë e dobishme për to.
Nëse ke pyetje mbi temën në fjalë apo dëshironi të sygjeroni trajtesa të ngjashme, të lutem më shkruaj në adresen email: support@vajadakeci.com


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë