Bashkësia Islame therr kurbanat e besimtarëve të mbarë Maqedonisë së Veriut

Të gjitha muftinitë e BFI së RMV kanë filluar me therrjen e kurbanëve të cilët janë paguar nga besimtarët muslimanë në mbarë territorin e vendit me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.

Qysh dje, ditën e parë të bajramit, të gjithë anëtarët e komisionit të kurbanëve kanë filluar mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së procesit që ka filluar zbatimin menjëherë pas faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Sipas të dhënave nga komisioni numri i kurbanëve të therrur këtë vit ka tejkaluar pritshmëritë edhe përkrah krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, tregues ky i qartë i vetëdijes së lartë fetare te muslimanët e territorit të Maqedonisë së Veriut.

Therrja e kurbanëve do të vazhdojë deri ditën e tretë të bajramit dhe shpërndarja e mishit veçmë ka filluar. Mishi i kurbanit, krahas njerëzve nevojtarë, përdoret kryesisht edhe për nevojat e nxënësve që vijojnë mësimin në SHMI “Medreseja Isa Beu” – Shkup.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë