Lypësi dhe sëndëku i vjetër


Një lypës, i varfër, me vite të tëra qëndronte ulur mbi një sënduk të vjetër në fund të rrugës, duke lypur.
Një ditë, pranë tij kaloi një i huaj.
Me të parë të huajin, lypësi, menjëherë ngriti dorën dhe i tha:
“Më jepni diçka zotëri!”
“Nuk kam çfarë të të japë”, ia ktheu i huaji.
Por, nga kurreshtja e pyeti: “Çka është ajo mbi të cilën je ulur?”.
“Është një sënduk i vjetër, i pavlerë. Ka vite që ulem mbi të”, i përgjigjet lypësi.
“A ke provuar ta hapësh dhe të shohësh çfarë ka brenda tij?”, vazhdoi më tej i huaji.
“Jo, kurrë. Po çfarë mund të ketë brenda tij ... asgjë, është bosh.” Iu përgjigj lypësi
“Çfarë thua sikur t’ia hedhim një sy. Kushedi çfarë mund të ketë brenda.” Insistoi i huaji.
Lypësi, me plotë pritesë u ngrit dhe mezi e hapi sëndukun e vjetër. Por, kur e hapi, mbeti pa fjalë. Sënduku ishte i mbushur me monedha ari.



I varfër është ai që nuk e ka zbuluar pasurinë e vërtetë mbrenda vetes së tij. Ai që nuk di çfarë kapacitetesh dhe çfarë energjie ekziston brenda tij.
Dikush mund të ketë pasuri të madhe, e megjithatë mbetet i varfër, sepse akoma nuk e njeh veten e tij. Ai ka kërkuar kudo, por asnjëherë nuk është orvatur të kërkojë brenda vetes së tij.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Program fetar dedikuar ardhjes së Muhamedit a.s. si mëshirë për botën