Kryetar i Hanit të Elezit, Rufki Suma, fal namazin e më pas shkon në punë

Rufki Suma, dikur prej ushtarëve të UCK-së, sot Kryetar i Hanit të Elezit, njihet si person i ndershëm dhe tejet punëtor, i cili votat e qytetarëve i ka fituar pa qenë pjesë e asnjë partie politike.

Duke folur për punën e tij të përditshme, Suma ka treguar se zgjohet në ora 04:30 apo 05:00 për ta falur namazin, e më pas vazhdon ditën.

“Zgjohem herët 04:30 apo 05:00, e fali namazin, punoj diçka në serë në dhe më pas shkoj në punë. Më së voni në ora 06:00 ose edhe më herët shkoj në punë, kjo ka qenë traditë, jo vetëm tani por edhe në Trupat e Mbrojtjes”, ka thënë Suma, ka thënë Suma në Rtv Dukagjini.
“Sidomos kohën e namazit nuk diskutohet edhe jacinë, kurse vaktet tjera nganjëherë nuk mundem rregullisht për shkak të obligimeve. Shkoj në xhami sidomos të xhumave. Jemi musliman e kemi obligim t’i kryejme edhe obligimet fetare, por ka edhe musliman por edhe feve te tjera që nuk i kryejnë obligimet fetare”, ka thënë Suma.

Suma njihet edhe si besimtarë i devotshëm, i cili ka qenë edhe ushtarë i UÇK-së.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dedikime për Muhamedin a.s. në muajin e Mevludit - lindjes së tij.