Hajna të mëdhenj janë ata që njerëzve u vjedhin jetën dhe shkatërrojnë shpresën

Dy shërbëtorë (robër) të Hatib ibn Belta’ta e vodhën devenë e një njeriu nga fisi Muzejn, e therën dhe e hëngrën.
Pronari i devesë i solli para halifës, Omerit, r.a., që ta kryejë dënimin për vjedhje. Kur i pa Omeri, r.a., vërejti që djelmoshat ishin shumë të dobët, të hollë, me fytyra të verdha dhe pyeti: “Të kujt janë këta shërbëtorë?”
I thanë se i takojnë Hatib ibn Belta’ta-së. Para se t’i dënonte, Omeri, r.a., urdhëroi që t’ia sjellin pronarin e tyre.
Kur erdhi Hatibi, Omeri, r.a., i tha: “Përpak sa t’i ekzekutoja me prerje dore për vjedhje, por kuptova (nga pamja e tyre) që ti nuk i ushqen, sepse sikur t’i ushqeje si duhet nuk do të kishin vjedhur. Për këtë, nuk do t’i dënoj këta, por ty!”
Pastaj, e pyeti pronarin e devesë: “Sa kushton deveja?”
Njeriu tha: “400 dërhemë.”
Halifi Omer, r.a., u kthye kah Hatibi dhe i tha: “Jepja 800 dërhemë!” Ndërsa djelmoshave u tha: “Shkoni dhe asnjëherë mos bëni diç të ngjashme!”
Hajnia është pa dyshim mëkat i madh, për këtë Allahu i ka përshkruar prerjen e dorës.
Mirëpo, hajn i vërtetë nuk është ai i cili e vjedh bukën për të ngrënë, por pasaniku lakmitar i cili ia vjedh bukën të varfërit duke e detyruar për të vjedhur.
Hajnat e vërtetë nuk janë ata që nuk e kanë kafshatën e gojës, edhe pse janë mëkatarë, por mëkatarë më të mëdhenj janë ata që i vjedhin jetët e njerëzve, pasuritë e tyre dhe të varfërit i shkelin me këmbë.
Të tillë meritojnë dënimin shumë më të madh.



Përktheudhepërshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës