Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef.Myrta ka zhvilluar dy takime të ndara me këshillat e xhemateve të xhamive te fshatit Shqiponje (Jabllanice), me imam Adem ef. Ademi, dhe fshatit Rashkoc me imam Adem ef. Jakupi.
Në të dyja takimet uruam përzgjedhjen e antarëve të rinjë dhe biseduam për kompetencat dhe përgjegjësitë në mirëmbajtjen e vakfit, si dhe për sfidat në këtë kohë pandemie.
Këshilli angazhohet që të jetë transparent dhe i përkushtuar në bashkëpunimin me këshillin e xhemateve, ku presim rezultate modeste në zhvillimin dhe kultivimin e nevojave të xhemateve në rrethet dhe teritoret e tyre të xhematit.
Lusim Zotin të kemi mbarësi dhe sukses në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës
Falënderojmë për viziten Këshillin e Xhamisë se fshatit Shqiponje (Jabllanice), i përbërë nga Adem ef. Ademi (imam), Fatlum Mehmetaj (muteveli), Adem Hajdari, Elez Rexhepi dhe Kushtrim Maliqi (anetare).
Gjithashtu, falënderojmë Këshillin e Xhamisë se fshatit Rashkoc, i përbërë nga Adem ef. Jakupi (imam), Xhafer Kida (muteveli), Halil Kurhasku, Osman Shala dhe Albios Kokalla (anetare).
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/13_1601104324.jpg[/IMG]