Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta bashkë me Kryeimamin, Visar ef. Koshi, kanë zhvilluar takime të ndara me këshillat e xhemateve të xhamisë së fshatit Kralan, me imam Selman ef. Meka dhe xhamisë së fshatit Ramoc me imam Shpetim ef. Berisha.
Në të dy takimet uruam përzgjedhjen e antarëve të rinjë dhe biseduam për kompetencat dhe përgjegjësitë në mirëmbajtjen e vakfit, si dhe për sfidat në këtë kohë pandemie.
Këshilli angazhohet që të jetë transparent dhe i përkushtuar në bashkëpunimin me këshillin e xhemateve.
Falënderojmë këshillin e xhematit të xhamisë së fshatit Kralan, i cili përbëhet nga Selman ef. Meka (imam), Haziz Ahmeti (muteveli), Lirim Dervishi e Kadri Ahmeti (anëtarë).
Gjithashtu falënderojmë edhe këshillin e xhamisë së fshatit Ramoc, i përbërë nga Shpetim ef. Berisha, (imam), Avdyl Koci, (myteveli), Rinor Beqa, Drinor Koci dhe Drinor Koci (anëtarë).
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/ramoc_1601544452.jpg[/IMG]