Kryetari i KBIGJ-së, Dr.Valon ef.Myrta takoi këshillat e xhamive të lagjes Gecë dhe xhamive të fshatrave Smolicë e Babaj të Bokës

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef.Myrta ka zhvilluar sot takime të ndara me këshillat e xhemateve të xhamisë së lagjes Gecë, me imam Enes ef. Rexha dhe xhamive të fshatrave Smolicë, me imam Hfz. Adl ef. Rraci, dhe Babaj të Bokës me imam Smajl ef. Mustafa.

Në këto takime uruam përzgjedhjen e antarëve të rinjë dhe biseduam për kompetencat dhe përgjegjësitë në mirëmbajtjen e vakfit, si dhe për sfidat në këtë kohë pandemie.

Këshilli angazhohet që të jetë transparent dhe i përkushtuar në bashkëpunimin me këshillin e xhemateve.

Falënderojmë këshillin e xhematit të xhamisë së lagjes Gecë, i cili përbëhet nga Enes ef. Rexha (imam), H. Islam Rexha (myteveli), Iljaz Morina, Naim rexha dhe Bestrim rexha (anëtarë).

Gjithashtu falënderojmë edhe këshillin e xhamisë së fshatit Smolicë, i përbërë nga Hfz. Adl Rraci (imam), Sami Nuza (muteveli), Mirsad Rrahmani, Astrit Ahmeti dhe Arif Alija (anëtarë), si dhe këshillin e xhamisë së fshatit Babaj të Bokës përbërë nga Smajl ef. Mustafa (imam), Arif ibrahImi (muteveli), Hysen Ahmeti, Kadri Muslija dhe Erblin Hajdari (anëtarë).


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/smolice_1601749453.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/babaj_1601749472.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip