MyftiuTërnava qendroi sot për vizitë në KBI në Gjakovë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu Naim ef. Tërnava, qendroi sot për vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë.
Myftiu Tërnava dhe kabineti i tij janë pritur nga Kryetari i Këshillit, dr. Valon ef. Myrta, me bashkëpunëtorë.
Vizita e Myftiut është nxitje për Këshillin e Gjakovës për të vazhduar angazhimin në zhvillimin mëtejshëm me një dinamikë edhe më të madhe.
Kryetari Myrta e njoftoi me punën, aktivitetet dhe të arriturat, si dhe sfidat që po përballet KBI në Gjakovë. Ai gjithashtu falënderoi Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme të Kryesisë së BIRK-ut.
Myftiu Tërnava premtoi përkrahje të vazhdueshme për Këshillin në realizimin e projekteve të synuara.
Artikulli i kaluar