Intervistë me Bio-Kimisten dhe Laboranten Mjekësore të Vitabiolink, Jeta Kasaj


- Ju lutem një prezantim të shkurtër tuajin për lexuesit.

J.K.: Përshëndetje. Ju falenderoj për këtë intervistë. Unë jam Jeta Kesaj, Bio - Kimistja dhe Laborantja Mjekësore e Vitabiolink. Kam lindur dhe kam jetuar në qytetin e Fierit, një qytet me një tolerancë dhe harmoni të mrekullueshme. Sot, jetoj dhe banoj në Tiranë. Jam bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë.

- Cili është background-i juaj akademik?

JK: Hapat e parë të dijes fillojnë në bankën e shkollës fillore të qytetit tim. Në vazhdim të këtij rrugëtimi kam vazhduar gjimnazin në një nga kolegjet me të mira jo vetëm në Fier, por në Shqipëri. Ndërkohë studimet e larta i kam kryer në Tiranë, dega Biologji - Kimi dhe Laborator Mjekësor. Mendoj se ende jam një studente që dëshiroj të sfidoj injorancën time e të ndriçoj njohuritë e mia në shumë fusha.

- Përgjatë viteve të shkollimit e deri tani, çfarë mund të veçoni nga aktivitetet tuaja dhe sa kanë ndikuar ato në formimin e personalitetit tuaj?

J.K.: Rrugëtimi ynë si qenie njerëzore e veçanërisht në profesionin që dëshiron të kryesh çdo ditë, të përball me sfida që të ndërgjegjësojnë për atë që je dhe që duhet të jesh. Gjatë aktivitetit të përditshëm momentet e suksesit janë të shpeshta por, ka edhe momente te tjera me humbje të vogla që të kujtojnë e të mësojnë se si të ringrihesh e të fitosh nesër.


- Çfarë ju shtyu të ndërmerrnlt një hap të tillë dhe të hapnit një biznes tuajin?

J.K: Hapja e Vitabiolink, një brend me produkte totalisht organike ishte një nisëm e një biznesi familjar, i cili u finalizua pas shumë kohësh punë dhe mundi për t'i ofruar konsumatorit në thelb edukatën dhe kulturën e të jetuarit shëndetshëm. Motoja e Vitabiolink është: "Jeto Shëndetshëm Mendo Shëndetshëm''. Kjo nisëm po përjeton një histori suksesi, gjë që më frymëzon për arritje dhe suksese rë radhës.

- Jeni e kënaqur me ecurinë e biznesit deri më tani?

J.K: Kur krijon dhe punon në një profesion i cili të bën të ndihesh vetvetja. biznesin nuk e sheh si një institucion fitimprurës materialist, se sa si kënaqësi shpirtërore dhe feedback pozitiv që ti merr çdo ditë prej njerëzve që të duan, që të falënderojnë dhe të këshillojnë në të njëjtën kohë për të arritur sa më lart. Kënaqësia është e shumëfishtë kur punohet në familje dhe me një staf të kualifikuar si të Vitabiolink.

- Cilat janë planet e tua për të ardhmen? Çfarë objektivi doni të arrini me biznesin tuaj?

J.K.: Nuk do të thoja plane. Parapëlqej të them se kam ëndrra dhe motivim për t'i sjell ato në jetë. Vitabiolink tashmë ofron produkte për shëndetin dhe kujdesin estetik në tregun shqiptar, dhe në një të ardhme Vitabiolink fal punës dhe energjive që zotëron, synon që ta shtrijë brendin edhe jashtë kufijve të trojeve shqiptare.

- A paragjykoheni për shkak të shamisë?

J.K: Nuk jam ndier asnjëherë e tillë edhe kur dikush është shprehur kundër mbulesës time. Mendoj se paragjykime ka kudo, jo vetëm për shamin, por edhe për situata të ndryshme me të cilat përballemi në jetë. Mjafton që ti të mbrosh fort bindjet e tua në rrugëtimin tënd. Krijuesi i gjithësisë na solli në këtë jetë që ta duam njëri - tjetrin dhe të falim kur gabojmë. Me këtë parim falenderoj Zotin që puna më është vlerësuar dhe çdo paragjykim është kthyer më vonë në gjykim të drejtë e respekt për mbulesën që mbaj.

- Si e menaxhoni kohën me gjithë angazhimet që keni?

J.K: Për kohën Zoti është betuar në Kuran ku thotë: “Pasha kohen...” Koha është një koncept fizik që e sfidon njeriun në një garë të vazhdueshme për të arritur synimet dhe qëllimet që ka, por që shpesh koha fiton ndaj nesh e ne humbasim ndaj saj, atëherë kur motivimi dhe forca për të punuar fort mungon. Jam munduar që të jem një vrapuese e mirë dhe e balancuar drejt objektivave. Të qenurit grua bashkëshorte, dhe nënë të duhet të planifikosh dhe te krijosh hapësira për njerëzit që të rrethojnë. Këtu gjej rastin të falnderoj bashkëshortin tim, i cili nuk ështe vetëm suporti dhe shtylla mbështetëse e Vitabiolink, por është pjesa më e bukur e shpirtit tim si në jetën bashkëshortore dhe atë profesionale.

- Në fund, çfarë mesazhi ke për lexuesit e Revistës "Familja"?

J.K: Duke ju falenderuar për kete intervistë, mesazhi qe do të jepja për revistën familja eshtë: Çdo ëndërr duket e vështirë kur qëndron pezull në ajër. Mjafton që ju të jeni aty ta zotëroni atë dhe ta bëni realitet, nje realitet i bukur i cili konkludohet kur ke dëshirën, pasionin dhe motivimin për të qenë pjesë e kësaj ëndrre. Mbështetjuni Zotit sepse disa porta mund edhe të mbyllen, por Krijuesi i gjithësisë të ofron zgjidhje për të hapur dyer të tjera. «Jetoni Shëndetshëm Mendoni Shendetshem» dhe do të ndjeni se asgjë nuk është e vështirë.



Intervistoi Ardela Hyka
Revistës Familja nr. 11


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?