Kryetari i KBI në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta vizitoi KBI në Prizren


Kryetari i KBI në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta bashkë me kryeimamin Visar ef. Koshi dhe sekretarin Esat ef. Rexha vizituan KBI në Prizren.

Ata, u mirëpritën nga kryetari i KBI në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo, e zyrtari i shërbimeve fetare, Erol ef. Raka.

Gjatë takimit u bisedua për çështje të ndryshme organizative në nivel të dy institucioneve si dhe shfrytëzimin e praktikave të mira.

Natyrisht u bisedua edhe për vështirësitë që ka prodhuar pandemia Covid-19.

Takimi ishte shumë vëllazëror dhe mjaft konstruktiv.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1606478599.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip