Pendohet Halima Aden: heq dorë nga industria e modës


Halima Aden shpreh keqardhje për përfaqësimin e hixhabit në industrinë e modës: ‘Kam humbur kontaktin me vetveten”’

Modelja Arden u shpreh se gjithçka nisi me një qëllim të mirë për të shtuar përfaqësimin e grave muslimane në sektorë të ndryshëm dhe për ta rritur nivelin e këtij përfaqësimi.

Halima Aden njihet si muslimania e parë me hixhab e cila del në një kopertinën të revistës Vogue. Kjo ndodhi pikërisht me datë 24 nëntor të vitit 2017. Aden e përkujton këtë datë historike me një seri story në instagram duke reflektuar mbi vendimin e saj për t’u tërhequr nga bota e modës.

Në story-t në fjalë ajo shprehet e penduar se si angazhimi i saj në industrinë e modës ka bërë që të humbasë shpirtëroren.Besimi i saj, pohon ajo, ishte më i fortë kur ishte pranë familjes së saj dhe hixhabi i saj ishte “më në rregull” kur ajo ishte e rrethuar nga kultura e saj somaleze.

“Falë Covid-19 dhe shkëputjes nga industria, më në fund e kam kuptuar se ku gabova në rrugëtimin tim personal me hixhab”, thotë ajo në një nga këto story./muslimania.al/

“Nuk kemi ne nevojë për ndonjë nga këto marka për të përfaqësuar hixhabin. Në fakt ata kanë nevojë për ne. Kurrë s’ka qenë e kundërta. Por atëherë isha aq e dëshpëruar për çdo lloj ‘përfaqësimi’ saqë humba kontaktin me atë që isha në vetvete, ”shkruan Aden.

Ish-modelja muslimane në mënyrë të përsëritur falenderon nënën e saj që kurrë nuk hoqi dorë prej saj, edhe pse ajo iu lut vajzës së saj të linte këtë lloj profesioni vite më parë. Ajo gjithashtu falenderoi nënën e saj për përkujtimet dhe këshillat e vazhdueshme se duhet t’i jepte përparësi shpirtërores mbi kënaqësitë e kësaj bote. “Nëse do të vazhdoja në këtë rrugëtim, jam e sigurt se do ta kisha humbur hixhabin tim plotësisht”, shkruan Aden.

“Faleminderit Zot që fal kësaj situate me Covid-19, të ndenjurit në shtëpi, së bashku me mamanë time, më ka ndryshuar plotësisht këndvështrimin.Nuk kam më asnjë lloj dëshire për t’iu rikthyer modës”përfundon Aden./muslimania.al/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?