Ngjarje interesante: Berberi i ri dhe sekreti i mbretit


Gjatë historisë botërore njerëzimi ka kaluar nëpër shumë etapa. Kanë kaluar ndodhi të pabesueshme për kohën tonë. Disa mund t’i quajnë përralla, ndërsa disa të tjerë me zgjuarësinë që i karakterizon i marrin si mësim jete.
Secili e ka vetë në dorë të zgjedhë...

Tregohet se një mbret e vriste menjëherë berberin që e kishte qethur.
Me kalimin e kohës berberët filluan të rralohen dhe ata që kishin mbetur i përgjëroheshin Zotit që mos të bëheshin pjesë e listës së mbretit pasi që e dinin fundin.Të gjithë bererët, pas qethjes së mbretit, thjeshtë ishin zhdukur dhe askush nuk dinte se çfarë u kishte ngjarë. Në mesin e berberëve të mbetur ishte edhe një i berber i ri, zemërmirë dhe modest. Ai i shërbente nënës së tij të moshuar. Me të vajtur një mëngjes në berberhanen e tij u befasua nga dy ushtarë të cilët e prisnin për ta marrë atë tek mbreti që ta qethë. Nga halli, berberi i ri vajti me zemër të thyer dhe me lot që i rridhnin pandërpre.
Me të parë mbreti në atë gjendje e pyeti:
- Çfarë ke more, çtë ka gjetur?
Berberi i ri iu përgjigj:
- Të gjithë ata që kanë ardh këtu që t’ju qethin juve madhëri janë zhdukur, dhe më pyesni se ç’kamë?
Mbreti ia ktheu:
- Por, ti do të dalësh dhe do të kthehesh i gjallë prej këtu sepse kam dëgjuar për shërbimin që i bën nënës tënde.
Berberit të ri iu kthye qerja dhe buzëqeshi duke thënë:
- Faleminderit madhëri, faleminderit.
Mbreti e ndërpreu dhe i tha:
- Por, me një kusht. Duhesh të ruash një sekret timin.
Berberi i ri e pyeti gjithë frikë:
- Cili qenka ky sekret madhëri.
Mbreti i tha:
- Do të kuptosh kur të më qethësh.
Pasi berberi mori gërshërët për ta qethur mbretin, dhe u afrua, mbreti hoqi kapelën që mbante në kokë dhe berberi mbeti si i ngrirë për një moment. Kapela dhe folkët e tij të gjatë mbanin të mbuluar dy veshë të gjatë dhe të shëmtuar.
Mbreti e pyeti:
- A e kuptove tani se cili është sekreti?
Berberi i tha:
- Po madhëri.
Tepër i qartë në fjalët e veta mbreti iu kanos:
- Ditën që do të bëhet publik ky sekret do të jetë dita e vdekjes tënde dhe e nënës që të ka lindur dhe rritur.
Berberi i ri u betua se nuk do t’ia tregoj askujt sekretin e mbretit.
Pasi e përfundoi qethjen ai u kthye në shtëpi. Sa më shumë kalonin ditët, presioni i brendshëm i sekretit që mbante berberi i ri bëhej edhe më i madh. Sa herë që dikush e përmendte kapelën e mbretit, berberit gati i pëlciste zemra nga dëshira për t’iu treguar sekretin e veshëve të tij, por në qast i kujtohej kërcënimi i mbretit dhe qëndronte i heshtur.
Kaloi një vit dhe berberi e kishte të pamundur që ta mbante sekretin, ai ndiente dhimbje të vazhdueshme koke sepse nuk e hiqte dot mendjen nga sekreti.
I gjendur në vështirësi, ai vendosi të shkoj tek një plak i urtë të cilit i tha:
- Kam një sekret të cilin nuk po e ruaj dot. Por, që ka për pasoj vdekjen time nëse ia tregoj ndokujt, por unë po vdes çdo ditë nga pak duke mos e treguar.
Plaku i urtë dhe i menqur i tha:
- Nëse sekretin ia tregon dikujt tjetër, ai nuk mund të konsiderohet më sekret. Unë kam një këshilllë të vlefshme për ty. Shko dhe ua trego pemëve dhe detit sekretin tënd, sepse ato as nuk e kuptojnë, e as do t’ua tregojnë dikujt tjetër. Kështu do të shpëtosh nga presioni i brendshëm që ndihesh.
Berberi i ri shkoi tek deti largë fshatit, u ul në breg dhe filloi të rrëfej sekretin e tij madhor. Më pas, iu afrua një peme të madhe, futi kokën nën hijen e saj dhe e tregoi sekretin e veshëve të mbretit dhe më pas u nis për në shtëpi i qetë pasi që e kishte shkarkuar tensionin që e mbante prej kohësh.
Të nesërmen në mëngjes berberi i ri u zgjua nga trokitjet e forta mbi portë nga ushtarët e mbretit të cilët ishin tepër të nevrikosur. Ata e quan të lidhur me pranga dhe duke e goditur me shqelma para mbretit, i cili e pyeti:
- Ç’tu desh që ta tregosh sekretin tim more hor?
Berberi i ri iu përgjigj i gjithë frikë:
- Të betohem mbret se nuk ia kam treguar askujt sekretin tënd.
Mbreti i tha:
- Po, e ke bërë dhe ua ke treguar të gjithë njerëzve.
- Unë! Betohem në Zotin se askujt nuk ia kam treguar, ia ktheu berberi i frikësuar.
- Po, e ke bërë, por jo në mënyrë direkte, i tha mbreti dhe i urdhëroi ushtarët që ta lidhnin dhe ta dërgonin tek deti.
Atje berberi i ri u shokua nga ajo që i dëgjonin veshët. Jehonën e zërit të tij e përcillnin valët e detit tek një grumbull njerëzish që ishin grumbullar në breg të detit. Më pas ushtarët e dërguan edhe tek pema, ku dëgjoi sërish jehonën e zërit të tij.
Atëherë mbreti i tha:
- Nëse sekreti del prej robit, nuk është më sekret. Nëse ti nuk e ruan dot sekretin, mos prit nga të tjerët që ta ruajnë atë.
Në fund mbreti ia fali jetën berberit të ri, ai doli para popullit të tij dhe ua tregoi sekretin e veshëve dhe kapelës që mbante gjithmon në kokë pasi që tashmë nuk kishte asnjë logjikë për ta mbajtur sekretin.



E huazuar


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi