Sot, pas namazit të xhumasë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në xhaminë “Dardania II” në Gjilan organizoi aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.
Kryeimami Bashkësisë Islame të Gjilanit Iljas ef. Mustafa u shpreh i kënaqur me rrjedhën e këtij aktiviteti, ku 91 qytetarë të Gjilanit iu përgjigjen ftesës për dhurimin vullnetar të gjakut.
Këshilli i Bashkësisë Islame me këtë rast falënderon gjithë dhuruesit e gjakut duke iu dëshiruar shëndet, dhe gjithashtu premton se ky nuk do të jetë aksioni i fundit në këtë drejtim.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/11_1608992271.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1608992199.jpg[/IMG]