Histori prekëse: Doktori dhe vajza e sëmurë

Kohë më parë në Egjipt jetonte një grua e varfër vetëm me vajzën e saj.
Një ditë vajza u sëmurë rëndë, ndërsa ajo nuk kishte mundësi ta ndihmonte, nuk kishte para as për ushqim, e lëre më për doktor dhe ilaqe.
U ngrit dhe filloi të falë dy rekate namaz duke iu lutur Zotit që ta ndihmonte. Vazhdoi të lutej dhe të kërkonte ndihmë nga Zoti që ta shëronte vajzën e saj. Orët kalonin, ndërsa ajo qëndronte afër vajzës së sëmurë duke mos pasur mundësi ta ndihmonte.
Pak pas mesnate u dëgjua një trokitje në derë.
- Kush është? Pyeti gruaja.
- Jam doktori, u përgjigj një zë burri.
Kur e hapi derën, pa një njeri me mantel të bardhë dhe me një qantë në dorë, i cili e pyeti:
- Ku është vajza e sëmure?
- Është në dhomë, iu përgjigj gruaj dhe me vete mendoi se kush e kishte dërguar atë në këto orë të vona.
Doktori shkoi te dhoma, vizitoi vajzën e sëmurë, shkroi një recetë dhe u ngrit për t’u larguar.
Por, para se të largohej nga shtëpia tha:
- Pagesën, ju lutëm.
- Unë nuk kam para për t’ju paguar, iu përgjigj gruaja.
- Çfarë thoni, nuk keni para për të më paguar. Kjo është shumë e pasjellshme nga ana juaj. Duhet t’ju vije turp. Si mund të më thërrisni në këto orë të vona për të vizituar vajzën tuaj dhe të mos më paguani për shërbimin që kam kryer, i tha i nervozuar doktori.
E skuqur nga turpi gruaja i tha:
- Më vjen shumë keq, por nuk jam unë ajo që ju thirri në telefon. Unë nuk kam para as të blej ushqim e lëre më të kem një telefon.
- Çfarë flet! Pretendon se nuk më ke thirr në telefon? A nuk është kjo adresa juaj? Tha doktori duke ia treguar adrsën.
- Jo, kjo është dera e ngjitur me mua,” i tha gruaja.
Doktorit i rodhën lotët nga sytë, sepse e kuptoi se kjo ishte një mrekulli nga Zoti që e bëri atë ta ngatërronte derën.
- Të lutëm më trego kush je, cila është historia juaj dhe si ndodhi e gjithë kjo?” e pyeti doktori.
Gruaja ia tergoi gjithë historinë. Pasi e kuptoi gjendjen e saj. Doktori bleu ushqim dhe ilaqe për vajzën, dhe duke u larguar i dha gruas rrogën e një muaji.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim