Kryetari i KBIGJ, Dr. Valon ef. Myrta, priti në takim kryetaren e partisë “Alternativa”, znj. Mimoza Kusari - Lila
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë priti në takim kryetaren e partisë “Alternativa”, znj. Mimoza Kusari - Lila me përfaqësues të tjerë të këtij subjekti politik.
Znj. Kusari çmoi lartë angazhimin dhe kontributin përmbajtësor të Bashkësisë Islame në mirëqenien dhe jetën shoqërore të vendit.
Kryetari Myrta, nga ana e tij, i falënderoi për viziten dhe u shpreh i lumtur që institucioni ynë fetar ka kultivuar një frymë respekti dhe bashkëpunimi të hapur dhe të sinqertë me të gjithë në shërbim të qytetarit.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës