Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpall Konkurs.

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË GJAKOVË

Shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

1. Sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës
2. Udhëheqëse e Departamentit të Grave – dega në Gjakovë
3. Mualime

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

- Të kanë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës), kurse për pozitën sekretar vlen edhe Fakulteti i Juridikut.
- T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit
- Të kanë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare
- Të janë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht
- Të mos kanë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar
- Të janë nënshtetas të Republikës së Kosovës

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

- Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit
- Certifikata e lindjes
- Certifikata shëndetësore
- Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
- Vërtetimi për përvojën e punës
- Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare
- CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional
- Letërnjoftimi (fotokopje)

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë.

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 7 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip