Fituesit e muajit janar për fotografinë më të mirë


Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, shpallë tre fituesit për fotografinë më të mirë të muajit janar 2021, në bazë të pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve

Nga gjithsej 30 pjesëmarrës, sa kanë shprehur interesim për t’u bërë pjesë e këtij konkursi në këtë muaj, tre fituesit e parë janë:

1. Shehrije Gucati me fotografinë nga Xhamia e Polacit në Skenderaj, duke grumbulluar 1263 pikë.
2. Kushtrim Reshiti me fotografinë nga Xhamia në Bresanë, duke grumbulluar 899 pikë.
3. Qëndrim Abazi me fotografinë nga Xhamia “Sallhane” në Ferizaj, duke grumbulluar 485 pikë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës i përgëzon tre fituesit, duke u dëshiruar sukses në garën e mëtutjeshme, dhe njëkohësisht falënderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare, që kontrubuan me fotografi autoriale, e poashtu edhe të gjithë ata që përmes pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve kanë ndihmuar në përzgjedhjen e fotografisë së preferuar.

Tre fituesit e muajit janar janë të ftuar që gjatë ditëve të punës nga ora 10:00 deri në orën 15:00 të vinë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për t’i tërhequr shpërblimet.
Njëkohësisht, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës fton të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e garës për fotografinë më të mirë të vitit 2021, duke dërguar fotografitë e tyre në: xhamitekosoves@bislame.net, deri me 28 të çdo muaji.

Ky konkurs ka për qëllim afirmimin e vlerave kulturore dhe fetare të vendit tonë, përmes fotografive me motive nga arkitektura islame e Kosovës. Ftojmë edhe njëherë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij konkursi!

Ju faleminderit!
Suksese!


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/147783679_36953_1612792040.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip