Redaksia e revistës “Dituria islame” mbajti mbledhjen e radhës


Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua dhe u analizuan dy numrat e fundit të revistës 361-362.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeredaktori i revistës, dr. Ajni Sinani, sekretari i redaksisë, dr. Rexhep Suma, anëtarët e redaksisë, prof. Sabri Bajgora, mr. Ramadan Shkodra, dr. Fahrush Rexhepi, PHD (c) Besir Neziri, mr. Muzaqete Kosumi si dhe mr. Driton Arifi.

Hapjen e mbledhjes e bëri kryeredaktori dr. Ajni Sinani, i cili prezantoi rendin e ditës dhe shfaqi bindjen dhe vlerësimin e përgjithshëm të artikujve të publikuar, me theksin e veçantë çmoi prurjet cilësore në numrat e fundit të revistës. Ai po ashtu gjatë fjalës së tij falënderoi për angazhimin dhe punën e kritikës konstruktive të anëtarëve të redaksisë që kanë dhënë deri më tani. Më pas anëtarët e redaksisë paraqitën mendimet e tyre përkitazi mbi artikujt e publikuar në revistë. Ata edhe njëherë theksuan vlerën dhe peshën e lartë që përçojnë këto shkrime te lexuesi dhe opinioni i gjerë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)