Sulmohet Xhamia e Qylit, autori thyen dritaret dhe hynë brenda


Natën e mbrëmshme, rreth orës 22:00, një person i panjohur ka thyer xhamat e Xhamisë së Qylit dhe ka hyrë brenda.

Sipas imamit të kësaj xhamie, Abdurrahman ef. Bejtullahu, personi në fjalë ka thyer dhe dëmtuar dy dritare, një kamerë, dy dollape të librave si dhe me mjete të forta ka hapur kasafortën e xhamisë duke vjedhur një shumë të parave, vlera e të cilave nuk u dihet.

Pasi është njoftuar me rastin Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka filluar hetimet.
Ngjarja e ndodhur është regjistruar nga kamerat e sigurisë.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fillon kampanja "Sofra e Ramazanit 2021"