Që nga 1 marsi, ditë e hënë, zyrtarisht ka filluar gara për fotografinë më të mirë të muajit shkurt, në të cilat fotografi, me motive nga arkitektura islame e Kosovës, afirmohen vlerat kulturore dhe fetare të vendit tonë.
Për fotografinë më të mirë të muajit shkurt kanë shprehur interesim 41 garues, kurse katër pjesëmarrës janë diskualifikuar, për shkak të pjesëmarrjes së tyre me fotografi të publikuara më parë, e që bie ndesh me kushtet e konkursit.
Gara e filluar këtë të hënë, do të zgjasë deri të shtunën, më 6 mars, ndërsa të dielën do të shpallën tri fotografitë më të mira të muajit shkurt.
Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se që nga 1 marsi, ka filluar pranimi fotografive për garën e këti muaji. Të interesuarit mund të dërgojnë fotografitë e tyre deri më 28 mars, për t’u bërë pjesë e garës.
Ju rikujtojmë edhe njëherë se vlerësimi i fotografive të muajit do të bëhet përmes pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve. Për çdo pëlqim fotografia do të vlerësohet me plus një pikë, me një koment do të vlerësohet me plus dy pikë, dhe për çdo shpërndarje do të vlerësohet me plus tri pikë, kurse fotografia më e mirë e vitit do të përzgjedhet nga juria profesionale, duke i inkuadruar në garë të gjithë pjesëmarrësit që garojnë gjatë tërë vitit.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës fton të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e garës për fotografinë më të mirë të vitit 2021, duke dërguar fotografitë e tyre në: xhamitekosoves@bislame.net.
Ju faleminderit!
Suksese të gjithëve!