I magjepsi bukuria e saj, të gjithë vraponin dhe garonin pas saj ...


Tregohet se një djal i ri i tha babait të tij se e ka parë një vajzë me të cilën dëshiron të martohet, ngase e ka magjepsur bukuria e saj.
Babai u gëzua dhe i tha të birit që ta dërgojë deri te vajza që ta fejojë për të. Kur shkuan te vajza dhe kur e pa babai, e magjepsi bukuria e saj dhe i tha të birit: – Dëgjo biri im, kjo grua nuk është për ty, ti nuk je i nivelit të saj dhe kësaj i nevojitet dikush që ka përvojë jetësore, dikus sikurse unë!
Djali i hutuar nga fjalët e babait i tha: – Jo, jo! Unë do të martohem me të e jo ti.
Filloi zënka dhe vendosën të shkojnë te kadiu që ai të gjykojë dhe të gjej zgjidhje. Kur ia treguan kadiut ngjarjen, ai u tha që ta sillin vajzën për ta pyetur atë se cilin nga këta të dy e dëshiron për bashkëshort. Vajza erdhi dhe kur kadiu e pa, e mahniti bukuria dhe sharmi i saj dhe u tha: – Kjo nuk u takon juve! Kjo i takon dikujt që është i famshëm në shoqëri sikurse unë!
Kështu të tre filluan grindjen dhe vendosën të shkojnë te ministri që ai t’i gjykojë.
Kur ministri e pa vajzën, tha: – Këtë vajzë mund ta martojë vetëm ministri sikurse unë!
Përsëri filloi grindja dhe zgjidhja nuk shihej derisa për këtë rast nuk kuptoi mbreti. Kur erdhën tek ai, ai tha: – Unë do t’ua zgjidh problemin, ma sillni vajzën! Kur mbreti e pa vajzën, tha: – Këtë vajzë mund ta martojë vetëm një mbret sikurse unë!
Kështu të gjithë filluan të polemizojnë ...
Në këtë vajza u ngrit dhe tha:
– Unë kam zgjidhje! Unë do të vrapoj dhe ju më ndiqni pas dhe kush i pari më arrin, jam e tij dhe ai do të martohet me mua!
Dhe vërtet vajza filloi të vrapojë, e pas saj djaloshi, babai, kadiu, ministri dhe mbreti. Dhe derisa vraponin pas saj, papritmas të pestët ranë në një humnerë.
Vajza u afru te humnera dhe duke i parë nga lartë i pyeti: – E dini kush jam unë?
Unë jam dynjaja!
Unë jam ajo pas së cilës vrapojnë dhe garojnë të gjithë njerëzit duke lënë anash fenë e tyre derisa nuk shtrihen në varr, dhe nuk arrijnë të më posedojnë!



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim