Shtatzania dhe agjërimi


Pyetja:

Eselamun alejkum, i nderuari hoxhë! Kisha një pytje lidhur me agjërimin e Ramazanit: Jam shtatzanë afër muajit të pestë dhe desha t’ju pyes se a e kam obligim agjërimin e Ramaznit duke qenë shtatzanë, meqë koha nga syfyri deri në iftar është e gjatë dhe nuk e di a i bën dëm foshnjës në bark qëndrimi kaq gjatë pa ujë dhe bukë, kur veçmë dihet se foshnja ushqehet nëpërmjet nënës? Ju faleminderit!

Përgjigjja - Prof. Jusuf Zimeri:

E nderuar!
Femrës e cila është shtatzanë dhe ka frikë se nëse agjëron do të dëmtojë shëndetin e saj dhe të fëmijës apo vetëm shëndetin e saj, apo vetëm shëndetin e fëmijës i lejohet që të prishë agjërimin. Ndërsa pas shtatzanisë (pasi të lind), duhet të kompensojë aq ditë sa i kanë mbetur pa agjëruar. Ngjashëm me këtë dispozitë është edhe dispozita e gjidhënëses, pa marrë parasysh se i jep gji fëmijës së saj apo ndonjë fëmije tjetër me mëditje. Me shprehjen “dëmtim” nënkuptohen dëmtimi psikofizik dhe ai shëndetësor, i fëmijës apo i nënës.
Pejgamberi SallAllahu alejhi ve sel-leme thotë: “Vërtet Alllahu i Madhërishëm ka lehtësuar për udhëtarin agjërimin dhe një pjesë të namazit (gjysmën e namazit), dhe për gruan shtatzanë dhe gjidhënëse agjërimin.” (Tirmidhiu; nr. 649).
Konstatimi për dëmtimin e fëmijës apo të nënës mund të vërtetohet edhe prej mjekëve, por kushtëzohet që mjeku të jetë musliman i devotshëm, specialist i lëmit përkatës dhe zbatues i praktikës islame. Vallahu a’ëlem!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani